Edhe pse mjekët deklaruan në vitin 2019 se lojtari regbisë, Rob Burrow do të kishte një vit ose dy për të jetuar, por legjenda e këtij sporti ende vijon të përballet me sëmundjen e neuroneve motorike që prek nervat në tru dhe palcën kurrizore.
Burrow thotë se është ende në jetë vetë falë kujdesit të bashkëshortes së tij, Vet bashkëshortja 39 vjeçe thotë me lotë në sy se Burrow i ka kërkuar që pas vdekjes së tij ajo të rinis jetën e saj me një person tjetër.
“Ai gjithmonë thotë: “Gjej dikë tjetër, ti je ende e re. Nuk do të ketë kurrë njeri tjetër. Askush nuk mund ta zërë vendin e Robit. Është një klishe, apo jo – dashuri me shikim të parë, por mendoj se është e vërtetë”, thotë bashkëshortja e Rob Burrow.
40-vjeçari Rob nuk mund të ecë më ose të flasë dhe duhet të komunikojë përmes një tastiere të kontrolluar nga sytë, por çifti ende arrijnë të bëjnë shaka dhe të qeshin së bashku. Rob është një nga lojtarët më të mëdhenj të ligës së regbisë, pasi ka fituar tetë finale të mëdha të Superligës me Leeds Rhinos dhe 20 ndeshje ndërkombëtare.
Por tre vjet më parë atij iu tha se mund të ketë vetëm një vit, maksimumi dy, për të jetuar. Ai tha për prestigjiozen “The Mirror” se do të “luftonte deri në frymën e tij të fundit” për të parë fëmijët e tij, Macy 10 vjeç, Maya 7 vjeç dhe Jackson 3 vjeç, teksa rriten.
“Nuk mund të kërkoja ndihmë më të mirë se gruaja ime e bukur Lindsey. E di që kur të martohesh thua se do të jeni bashkë në sëmundje dhe në shëndet. Ajo është superheroina ime dhe nuk mund të jetoja pa ndihmën e saj për gjithçka. E dua shumë”, thotë ai.
Nga ana tjetër, Lindsey thotë se është shumë me fat që është bashkëshortja e Robit.
“Jam shumë me fat që jam gruaja e Robit, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shijojmë çdo moment që kemi së bashku. Por është shkatërruese, është zemërthyese”, tregon ajo.