Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dikur i pastrehë, sot miliarder. De Joria rrëfehet në Opinion: Kam nisur të punoj 7 vjeç

2022/10/11 at 11:11 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dikur i pastrehë, sot miliarder. De Joria rrëfehet në Opinion: Kam nisur të punoj 7 vjeç

Dikur një i pastrehë, John Paul De Joria është sot një ndër 500  njerëzit më të pasur të globit. Ai posedon biznese në 108 vende të botës, ndërsa ndodhet tashmë në Shqipëri për të parë mundësitë që ofron Shqipëria.


“Jemi këtu për dy gjëra. E para, kemi përshtatur një prej kompanive të mija të quajtur ROKiT, e cila universitetet me ËiFi. Duam ti tregojmë njerëzve se si mund të lidhën me WiFi pa shumë shpenzime. Po ashtu duam të shikojmë mundësitë që ju keni në vendin tuaj. Për shembull, pak më parë isha me kryebashkiakun, është një djalë i mrekullueshëm, meqë ra fjala, ai më tregoi për zonën pa taksa që keni këtu dhe po mendoja që disa prej kompanive të mija, pasi unë merrem me biznese të ndryshme, të vijnë këtu”, tha De Joria gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

Duke folur për historinë e jetës së tij ai tha se kishte nisur të punonte që 7 vjeç.

Pjesë nga intervista

B: Jam i sigurt që gjatë fjalimit tuaj kanë për t’iu pyetur se si u bëtë miliarder. Ose të paktën milioner, nuk është problem.

J: Kam për ti treguar se si të bëjnë kalimin nga të qënit i pastrehë në tu bërit miliarder, por edhe nëse arrijnë të fitojnë disa miliona, edhe kjo do të jetë diçka shumë e mirë. Ka plot gjëra të mira.

B: Si ka qenë jeta juaj?

J: Jeta ime ka qenë shumë..

B: Nga fëmijëria.

J: Po, nga fëmijëria. Ka qenë shumë e vështirë. Nëna ime vinte nga Greqia. Ishte emigrante. Vëllai im.

B: Ishte emigrante e gjeneratës së parë e cila erdhi nga Greqia?

J: Ajo erdhi nga Greqia në SHBA për herë të parë, duke kërkuar për flori. Këtë i kishin thënë në Greqi, se Amerika është e mbushur me flori rrugës. Ajo nuk gjeti flori.

B: E njëjta histori thuhet në të gjitha shtetet ballkanike dhe Europiane.

J: Motra ime dhe unë lindëm atje. Babi ynë ishte ajo që quajnë një baba i këputur, na la përpara se të mbushja 2 vjeç.

B: Nuk e keni takuar babin tuaj?

J: E kam parë një-dy herë por nuk pata marrëdhënie me të.

B: Nuk patët fare marrëdhënie?

J: Jo.

B: Ishte me origjinë Italiane?

J: Po, familja e tij vinte nga Italia. Kishte edhe rrënjë nga Skocia por këtë e zbulova kur u rrita sepse doja të zbuloja për babin tim, doja ta gjeja e ta përshëndesja. Por nëna ime na rriti mua edhe vëllain duke punuar gjatë gjithë kohës.

B: Ka qenë e vështirë besoj.

J: Po, ka qenë shumë e vështirë. Jetonim në një vend shumë të vogël edhe ajo u sëmurë kur unë isha 5 vjeç. Kështu, për 4 vitet e ardhshme e shikoja nënën vetëm gjatë fundjavave. Vëllain dhe mua na çuan në familje kujdestare ngaqë kishte probleme mjekësore. Ishte pikërisht në atë kohë që vëllai dhe unë nuk kishim fare para dhe donim të hapnim një biznes të vogël, një ndërmarrje të parë.

B: Donit të ndihmonit nënën tuaj…

J: Pikërisht. Edhe të nxirrnim ca para për veten tonë pasi nuk kishim fare para. Kështu që vëllai dhe unë bëmë kuti me lule në Variety Boys & Girls Club të cilat i shisnim kur unë isha 7 dhe ai 8 vjeç.

B: Kështu fituat ca para.

J: Po, fituam ca para. Më vonë kur isha 9 vjeç përgatisnim karta krishtlindjesh dhe më vonë kur isha 11 vjeç, vëllai dhe unë ishim shumë krenarë. Unë isha 11 dhe ai ishte 13 në atë kohë filluam të shpërndanim gazeta. Kjo ishte gjatë viteve 1950. Fitonim diku te 32 dollarë në javë…

B: 32 dollarë në muaj… Në atë kohë ishin shumë para.

J: Edhe vëllai im bënte të njëjtën gjë. Fitonte diku te 32 dollarë në muaj duke shpërndarë gazeta çdo ditë. I jepnim të gjitha parat nënës sonë që të jetonte një jetë më të mirë dhe funksionoi.

B: Është shumë interesante por duket si e njëjta histori që dëgjova nga Bernard Tapie, një miliarder francez i cili filloi duke shitur televizor derë më derë për të pasur disa para në fillim dhe më pas u bë miliarder. E njëjta gjë edhe me Berlusconi-n, i cili filloi duke shitur libra e më pas pajisje elektronike derë më derë para se të bëhet më vonë miliarder. Me 32 dollarë në muaj, çfarë bëtë?

J: Ia jepnim të gjitha nënës sonë në mënyrë që të kishim një jetë më të mirë. Në atë kohë nxirrte shumë pak para me punën e saj kështu duke i dhënë parat nënës, mund të kishim një jetë më të mirë. Mund të blinte një shtëpi të vogël, një shumë të vogël, shumë të lirë por kishim në pronësi një shtëpi. Krijoi një oborr të jashtëm, si ai që kishte në Greqi. Nga aty merrnim perime të freskëta…

B: Nga cili vend i Greqisë?

J: Kavala.

B: Nga Kavala?

J: Po, në veri të Greqisë.

B: Po, e di ku ndodhet.

J: Jo larg nga Selaniku.

B: Po. Më pas filluat shkollën tuaj dhe studimet. Si ishin..?

J: Duke mos pasur para shkova vetëm në shkolla publike. Fillore, shkollë e mesme. Pra, shkova vetëm në shkolla fillore meqë ishte falas edhe ai ishte arsimimi im. Përfundova gjimnazin.

B: Dhe ndërkohë punonit gjatë shkollës.

J: Që kur isha 11 vjeç, gjithmonë kam punuar.

B: Asnjëherë nuk keni reshtur së punuari qëkur keni qenë 11 vjeç!

J: Jo. Lërmëni t’iu them..

B: E dini, ti flisni sot një njëmbëdhjetëvjeçari apo vjeçareje do të ishte e jashtëzakonshme.

J: Po, por lërmëni t’iu them diçka shumë interesante që e gjithë bota nuk e ka këtë, disa vende e kanë… Kur ne shkonim të punonin ndërkohë që kishim 11 vjeç dhe 13 vjeç dhe i jepnim parat tona nënës sonë, ne ishim krenarë që kishim punë, ne donim të punonim pavarësisht se sa paguheshim. Pra, për ne, motivimi në atë moshë ishte se kemi punë dhe mund ti japi ca para nënës sonë. Sot, fëmijët nuk duan të shkojnë në punë sa të bëhen 20 apo 30 vjeç.

B: Në SHBA… Sapo u ktheva nga Afrika. Nga Kameruni, Gaboni, Bregu i Fildishtë, dhe Togoja. Aty shikon fëmijë 5, 6, 7, 7 vjeç që punojnë edhe në vështirësi për të ndihmuar familjet e tyre. Gjithë parat që fitojnë ia japin buxhetit të familjes.

J: Kjo të bën të ndihesh mirë.

B: Kjo është një histori e vendeve të varfra.

J: Ne ishim njerëzit e varfër e një shteti të pasur./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Para
Sot një nga miliarderët e botës, De Joria: Dikur jetoja me 2.5 dollarë në ditë

Sot një nga miliarderët e botës, De Joria: Dikur jetoja me 2.5 dollarë në ditë

Miliarderi që dikur ishte i varfër: Jam më i lumtur tani që kam para, mund të fle natën

Miliarderi që dikur ishte i varfër: Jam më i lumtur tani që kam para, mund të fle natën

E plotë/ Si mund të bëheni të pasur? De Joria: Janë dy gjërat më kryesore

E plotë/ Si mund të bëheni të pasur? De Joria: Janë dy gjërat më kryesore
















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
17 Maj, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër...

Lexo më shumë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
17 Maj, 2025

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
17 Maj, 2025

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com