Gjykata e Lezhës ka dënuar me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin Janar të këtij viti vrau me armë për gjakmarrje Lek Lekgjonajn. Përvathi akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.
I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, Gjykata e dënoi me 12 vite burg Përvathin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 8 vite burgim pasi i ulet 1/3 e dënimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Manati të Lezhës. Vëllai i viktimës Lek Lekgjonaj i kishte vrarë disa vite më parë babain Florian Përvathit. Ai ishte larguar nga Shqipëria për shkak të frikës së gjakmarrjes.
Por në Janar të këtij viti, Floriani i shkoi në banesë vëllait të vrasësit të babait të tij duke e ekzekutuar për gjakmarrje. Pas krimit 17-vjeçari u dorëzua në polici duke thënë se kishte marrë gjakun e të atit.