Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media këtë të premte reagoi në lidhje me lirimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako nga burgu ditën e djeshme.
Meta tha se ky vendim është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, ndryshimi i masës së sigurisë dhe lirimi nga burgu me arsyetimin se për fëmijët nuk ka kush të kujdeset është qesharak. Me nota ironie, Meta tha se babai i tij paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve.
“Dje rilindja ndau një lajm se gjoja një shoku i taulantit më kishte anuluar mua një vizitë në Gjermani dhe kishte dërguar këtë letër një ish sekretari të LSI që ka qenë para 7 vitesh. Natyrisht që kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga inceneratori duke inskenuar lirimin e njërit prej të dënuarve në këtë aferë me një arsyetim absurd, për çështjen e mbajtjes së fëmijëve.
Sa qytetarë janë dënuar për një mur, ata nuk kanë fëmijë për ti mbajture, për tu kujdesur. Ndoshta ata nuk kanë mundësi financiar për të pajtuar ndonjë dado. Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama”, tha Meta.