Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një 44 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku makina me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit 44-vjeçari nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.