Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vjedhin celularin, policia gjen telefonin, por humb në Prokurori

2022/10/04 at 9:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I vjedhin celularin, policia gjen telefonin, por humb në Prokurori

Në redaksinë e emisionit “STOP” në Tv Klan ka mbërritur denoncimi i qytetarit nga Vora Adem Sherra, të cilit më datë 25 Gusht 2021 i është vjedhur celulari, teksa priste autobusin e linjës Vorë-Tiranë në rrugën “Mine Peza”.

Sherra tregon se fillimisht ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës e më pas një punonjës me emrin Ladi e ka telefonuar, për t’i thënë, se celulari është në prokurori. Nuk ka mjaftuar hera e parë as e dyta, por e treta që Sherra të arrijë të komunikojë me prokuroren Ornela Rrumbullaku për situatën dhe problemin e tij.

Me shpresën se kjo do të ishte vizita e tij e fundit nëpër komisariate dhe prokurori, zoti Sherra merr një përgjigje të pazakontë nga prokurorja e cila i tregon se telefoni ka humbur, pasi në zyrë kanë qenë dy prokurorë të tjerë dhe është bërë ngatërresë me disa dokumente.

“Në 25 Gusht 20121 më vjen hajduti drejtpërdrejtë, unë thashë ose është i sëmurë ose është i luajtur mendsh edhe m’u afrua më mori telefonin, bëj pesë hapa unë ai i kishte bërë pesëmbëdhjetë iku. Unë isha te rruga “Mine Peza” tek stacioni i autobusit. E mori autobusin dhe iku. Erdha në Policinë e Vorës, e denoncova dhe tha nuk denoncohet këtu, denoncohet atje ku ta kanë vjedhur. Atje nuk shkova më, tek rajoniNnr.3.,  më duket se kam marrë 129, ajo duhet të ketë raportuar, ose ka raportuar policia e Vorës. Më mori në telefon oficeri i policisë, edhe shkova atje, më tha o xhaxh telefonin e ke këtu, edhe më tha që do ta marrësh shumë shpejt. Mbajti numrin e telefonit. Unë prit se po bie telefoni, prit-prit-prit shkoi shumë kjo punë edhe u detyrova të shkoj vetë, nuk e mbaj mend çfarë date, por mbas një muaji ose dy muajsh, edhe thanë oficeri ka ikur. I pyeta ku ka shkuar? Më thanë tek Kinostudio rajoni Numër 4 është. E mora në telefon më tha e ke në prokurori te Prokurorja Ornela Rrumbullaku. Kam shkuar, kam takuar prokuroren dhe më tha që telefoni ka qenë këtu, kemi qenë dy prokurore dhe telefoni është ngatërruar me dokumente dhe e ka marrë ajo me vete, por nuk është kapur hajduti”, tha Sherra.

Kaluan dy muaj dhe telefoni ndodhej akoma në zyrën e prokurorit të panjohur, i cili siç pretendoi edhe prokurorja Rrumbullaku, kishte marrë gabimisht celularin e zotit Sherra në vend të dokumenteve që ndodheshin në zyrën e saj.

Pas shumë ecejakeve në kërkim të telefonit që u pa për herë të fundit në zyrën e prokurores, zoti Sherra telefonon emisionin “STOP” për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarjeje të pazakontë.

“Kam marrë numër të ri. I kam kërkuar të gjitha, telefonin, kartën, numrin, dhe kur vjen puna mua asnjë gjë nuk më kanë zgjidhur, prandaj telefonova emisionin “STOP” që ju ta zgjidhni këtë problem. 160 mijë e kam marrë telefonin dhe vazhdoj të paguaj kredinë çdo muaj”, tha Sherra.

Kamera e Stop shkon tek prokuroria për të mësuar se ku përfundoi ky celular, të cilin zoti Sherra prej dy muajsh është duke e kërkuar, teksa vazhdon të shlyejë kredinë e blerjes.

Ditën e parë dhe të dytën, prokuroja Ornela nuk ndodhej në zyrë.

Qytetarja – Si kaluat? Prokurore Ornela Rrumbullaku, të lutem!

Informacioni – Ornela! Ke lënë takim?

Qytetarja – Jo s’kam lënë, dua ta takoj pak!

Informacioni – S’është lart.

Qytetarja – Nuk është?

Informacioni – S’e kam pa fare sot.

DITA E DYTË

Qytetarja – Si kaluat? Prokuroren Ornela Rrumbullaku, të lutem!

Informacioni –Ke lënë takim?

Qytetarja – Jo, jo, po kam qenë dhe dje, që kam pyetur këtu dhe s’e kam gjetur.

Informacioni –Jo, jo, ka lëviz.

Ballafaqimi me prokuroren duket se është i pamundur, pasi herën e tretë gazetares i kërkuan të dhëna sensitive për ta takuar.

DITA E TRETË

Qytetarja – Mirëmëngjesi!

Informacioni –Urdhëro!

Qytetarja – Prokuroren Ermonela Rrumbullaku doja të takoja pak të lutem!

Informacioni –Të ka thirrur?

Qytetarja – Jo, jo, thjesht po e kërkoj, kam nja 3 ditë, që e kërkoj.

Informacioni –Jo! Prokurorja takohet në dy mënyra. E para, kur ju thërret vetë me ditë dhe me orë. E dyta, mund t’i drejtoheni me kërkesë! Do t’a bashkëshoqëroni kërkesën me fotokopje karte ose pasaportë! Emër, mbiemër, ka vende, firmë, numër telefoni!

Qytetarja – Ma jep t’a shikoj të lutem!

Informacioni – Dhe një fotokopje karte dhe do t’a hidhni te njëra nga ato dy kutiat e verdha atje, që është kërkesë-ankesat, ose mund ta çoni me postë!

Qytetarja – Faleminderit!

Informacioni –Asgjë!

Kërkesa shkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e emisionit “STOP” tek prokuroria e çeshtjes, për të patur një përgjigje se çfarë ka ndodhur me celularin e zotit Adem Sherra dhe ku ka përfunduar, teksa duhet theksuar se për herë të fundit u pa në zyrën e prokurores Rrumbullaku./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Çfarë duhet të dini? Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Çfarë duhet të dini? Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Përfshihet nga zjarri makina në Tepelenë

Përfshihet nga zjarri makina në Tepelenë

4 zakone toksike që ju pengojnë çdo ditë lumturinë

4 zakone toksike që ju pengojnë çdo ditë lumturinë

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com