Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtimet pa leje, Rama fajëson drejtësinë: Unë nuk jam politikan i pafytyrë

2022/09/30 at 7:06 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimet pa leje, Rama fajëson drejtësinë: Unë nuk jam politikan i pafytyrë

 


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvilloj një bashkëbisedim online me qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se përsëri fokusi i diskutimeve do të jenë ndërtimet pa leje.

Për këtë arsye Rama, ka publikuar një kallëzim penal kundrejt një objekti, gjë e cila sipas tij vërteton që qeveria ka denoncuar me fakte katet shtesë pa leje.

Por, sipas kryeministrit problemi në vendin tonë është drejtësia e jo qeveria, pasi nuk i ka dënuar ndërtuesit. Rama thotë se ai nuk është një politikan i pafytyrë që tjetër thonë, tjetër bëjnë.

Postimi i Ramës

Flasim nesër për këtë përsëri, po le ta shikojnë pak dokumentin bashkëngjitur, veçanërisht ata miq të kësaj faqeje, që kanë sharë, akuzuar e fantazuar me mllef, për vendimin e qeverisë mbi metrat katrorë pa leje për qëllim fitimi!

Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik. Dhe ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë.

Por natyrisht, turpi s’është i miqve që shajnë e akuzojnë këtu, të cilët në rastin më të mirë janë votues të verbër të palëve të tjera dhe në më të keqin, qytetarë të mërzitur me politikën, që gabimisht më dinë edhe mua si politikanët e pafytyrë, që tjetër thonë, tjetër bëjnë.

Turpi është vetëm i urrejtësve profesionistë të politikës dhe medias, që me tërbimin e tyre të pangushëllueshëm, rrisin përditë sasinë e llumit të kanaleve e të portaleve, ku s’ka më vend për të vërtetën, faktet, argumentat. Ata e helmojnë papushim këdo i ndjek gabimisht me respekt dhe këdo që gabimisht i lexon për të marrë vesh të vërtetën.

I kanë bërë vetë ose do t’i bënin vetë po të kishin mundësi, të tëra zullumet e poshtërsitë për të cilat më akuzojnë mua! Prandaj edhe as e konceptojnë dot, që dikush mund ta udhëheqë këtë vend pa futur duart në xhepat e të tjerëve apo në arkën e shtetit; jo më të kenë pastaj edukatën elementare demokratike, që të mos ta akuzojnë tjetrin pa prova, për akte e vepra penale.

Unë natyrisht nuk jam i rënë nga qielli, po duan s’duan ata që s’duan, s’e kam bërë kurrë nën këtë qiell asnjë nga aktet a veprat në fjalë dhe prandaj as jam ndalue ndonjëherë, as kam ndërmend të ndalem deri në fund, përballë kujtdo e çfarëdo beteje në interes të këtij vendi.



Ju sugjerojmë

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
Kronikë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

11 Nëntor, 2025 2:07 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

11 Nëntor, 2025 12:33 pm
Para
Arrestimi i Kasandër Nogës/ Policia: Në atentat i përfshirë dhe një person tjetër

Policia e Shtetit: Hapen e aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë

Sfidat e të moshuarve në Shqipëri

Sfidat e të moshuarve në Shqipëri

Sulmet kibernetike, FBI-ja në ndihmë të Australisë për të kapur hakerët

Sulmet kibernetike, FBI-ja në ndihmë të Australisë për të kapur hakerët
















TE FUNDIT

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
11 Nëntor, 2025

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, kush është viktima

Atentati në Rinas, kush është viktima
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar në një antenat mafioz pasditen e sotme pranë aeroportit të...

Lexo më shumë

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
11 Nëntor, 2025

Rusia po përdor rrjete kriminale për të sabotuar në të gjithë Evropën, duke rekrutuar kriminelë rusishtfolës nëpërmjet Telegramit. Qëllimi: destabilizimi...

Lexo më shumë

Atentat në Rinas, vritet një person

Atentat në Rinas, vritet një person
11 Nëntor, 2025

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat të regjistruar në rreth rrotullimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com