Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërheqja e qeverisë nga fasha/Tabaku:Çmimi i energjisë nuk duhet të rritet as më 1 nëntor

2022/09/30 at 2:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërheqja e qeverisë nga fasha/Tabaku:Çmimi i energjisë nuk duhet të rritet as më 1 nëntor

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një videomesazhi në “Facebook” ditën e sotme ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama që fasha e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë të mos hyjë në fuqi në 1 tetor.


Tabaku tha se tërheqja e qeverisë nga vendimi tregoi se argumentet të PD ishin të sakta dhe se vendimi ishte arbitrar dhe abuziv. Ndër të tjera,  deputetja shtoi se çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të rritet as më 1 nëntor.

Fjala e Tabakut

Dorëheqja e qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kËh për një muaj nuk është një nder i madh që i bëhet. Vendosja e kësaj fashe dhe aplikimi i saj ndoshta muajin tjetër, kjo është barra më e madhe për shtresën e mesme në Shqipëri.
100.000 familje të cilët do të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë, çmim më i lartë në mënyrë absolute në rajon, por njëkohësisht dhe në të gjithë vendet e Europës, krahasuar me pagën që kjo shtresë e mesme merr.

Nëqoftëse kësaj rritje të trafiës së energjisë elektrike i shtojmë tatimin mbi të ardhurat personalë 23%, rritjen e çmimit të karburantit, transportit publik, ushqimeve, çdo rritje tjetër, sot shtresa e mesme e Shqipërisë bëhet shtresa e mbitaksuar.

Nuk bëri nder që e tërhoqi me një muaj, thjeshtë tregoi që argumentat tona ishin të sakta, thjeshtë tregoi që vendimi ishte arbitrar, abuziv. Është shumë mirë që qeveria i kërkon qytetarëve të kursejnë. Duhet të kursejmë sepse është periudhë krize, duhet ta menaxhojmë më mirë buxhetin familjar. Ore po kjo qeveria vetë a po kursen? A po shtrëngohet qeveria? A po ul shpenzimet e kontratave korruptive konçensionare dhe PPP?

Qeveria shqiptare a po vendos prioritete për shpenzimet e luksit? A po heq qeveria shqiptare dorë nga gjitha projektet abuzive? A po vazhdon të paguajë faturat e arbitrazhit?

Këto janë kursimet që duhet të bëjë buxheti i shtetit që të kalojmë krizën energjitike. Këto kursime që ka për detyrë çdo qeveri e përgjegjshme të bëj. Ndërkohë që qeveria jonë të gjithë koston e këtyre vendimeve korruptive, arbitrare, të keqmenaxhimit, të arrogancës po I’a kalon qytetarëve shqiptarë. Po rrit çmimin e energjisë elektrike!

E theksoj edhe njëherë, nuk po bën nder që nuk po e rrit me 1 tetor! Do e rrisi me 1 nëntor, po njësoj është. çmimi i energjisë elektrike është fakt që po rritet!

Unë besoj që sot ne duhet të ishim duke diskutuar për alternativa! Sot duhet të ishin duke diskutuar se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Si do ta diversifikojmë energjinë? Si do të mundemi ne që të jemi një portë hyrse në rajon për gazin e lëngshëm?

Pse qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë investim për të lidhur TAP-in, një aset strategjik që ne kemi fatin dhe luksin që të kaloj në Shqipëri? Me tubacione, me portin e Vlorës ose dhe me tecin e Vlorës? Pse nuk është bërë asnjë investim për ta vendosur në punë tecin e Vlorës?

Për dy kullat, por njëkohësisht për sistemin e ftohjes? Pse nuk kemi absolutisht asnjë investim, përveç nji investimi strategjik në energjinë solare, parqet fotovoltaike? Pse 35 investime strategjike, hotele, resorte dhe vetëm 1 për energjinë solare?

Pse qeveria shqiptare në 8 vite dështoi që ta bëj Shqipërinë të aftë që të tërheq investime të huaja në fushën e energjisë elektrike dhe për të shfrytëzuar më mirë atë që na ka falur Zoti, ato burime që Shqipëria I ka dhe që duhej të ishte lider në rajon.

Pse? Ka shumë pyetje, ka shumë pse, të cilat të gjitha e kanë përgjigjjen tek keqmenaxhimi i sektorit, tek abuzimet me sektorin. Dhe prandaj sot detyrohemi që rrisim çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare.

Sot krizën e buxhetit, krizën e menaxhimit, krizën e korrupsionit, krizën e arrogancës e bëjmë krizën e familjeve shqiptare!

Nuk duhet që të rritet çmimi i energjisë elektrike, as më 1 nëntor!

Shqipëria i ka mundësit, buxheti i shtetit i ka mundësitë. Nuk duhet në mënyrë absolute barra t’i kalojë 100.000 familjeve të mesme shqiptare!

 



Ju sugjerojmë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

7 Qershor, 2026 12:32 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

7 Qershor, 2026 12:13 pm
Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
Rajoni

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

7 Qershor, 2026 11:44 am
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026 10:42 am
Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

7 Qershor, 2026 10:23 am
Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve
Kryesore

Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve

7 Qershor, 2026 9:54 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe

7 Qershor, 2026 9:45 am
Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Kryesore

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

7 Qershor, 2026 8:51 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Qershor, 2026 8:50 am
SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Para
Putin njofton aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Putin njofton aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mbështesim sovranitetit e Ukrainës

Ministria e Jashtme: Nuk do njohim referendumet e rreme nga Rusia në Ukrainë

Zelensky flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë, del urdhri i Lindita Nikollës

Putin firmos për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Zelensky: Gjithçka do të jetë Ukrainë
















TE FUNDIT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
7 Qershor, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar vendet europiane për atë që e cilësoi si një “pushtim” të emigrantëve...

Lexo më shumë

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
7 Qershor, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
7 Qershor, 2026

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka votuar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt...

Lexo më shumë

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
7 Qershor, 2026

12 persona janë qëlluar me armë në një festival komunitar në shtetin amerikan Ohaio, në atë që policia beson se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}