Në çeljen e punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, është zhvilluar dhe një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara mes liderëve.
Drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Nju Jork me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel.