Te Fundit

Mbyllet shkolla me 7 nxënës, fëmijët bëjnë kilometra në këmbë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 20/09/22 |
Opi Nion

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Ferras të Kuçovës për problematikën e transportit në shkollë të fëmijëve të fillores.

7 fëmijë të sistemit fillor nuk kanë shkuar në shkollë, kjo pasi shkolla e tyre është mbyllur dhe të vegjlit i kanë kaluar në shkollën e Kozarës.

Por tani problem mbetet transporti. Prindërit thonë se nuk i nxjerrin dot fëmijët në rrugën kryesore, nga ku duhet të bëjnë 3 kilometra deri te furgoni.

Ata kërkojnë transport të posaçëm, që t’i marrë fëmijët në fshatin Ferras ose të vijë mësuesi në shkollën e vjetër.

Gazetarja e emisionit Stop u takua me drejtoreshën e shkollës, e cila thotë se ka marrë konfirmim nga kryetari i bashkisë, që fëmijët do të kenë automjet të posaçëm për t’i marrë nga fshati Ferras dhe për t’i çuar në shkollë në Kozarë.

Drejtoresha: Në konsultimet që kam bërë me Bashkinë, më kanë siguruar, kryetari i bashkisë, që do më sigurojë transport për fëmijët e arsimit fillor. Është e sigurtë që fëmijët do të kenë transportin të dedikuar nga bashkia.

Gazetarja: Që do t’i marrë në fshatin Ferras?

Drejtoresha: Patjetër, ai është qëllimi.

Gazetarja: Kur do të ndodhë kjo?

Drejtoresha: Të hënën është e sigurt, që është e mbaruar kjo punë./ Tv Klan

Pas