Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit. Si i përgjigjet Spiropali

2022/09/20 at 11:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj: Të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit. Si i përgjigjet Spiropali

Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një amendament më anë të të cilit synojnë deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në lidhje me këtë deputeti Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme tha se nga qeveria ka ardhur projektligji i ri por nuk e ka trajtuar këtë çështje.

Sipas tij, shoqëria duhet të njohë të shkuarën për të parë se cilët kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, por dhe për të hequr njëherë e përgjithmonë modelin e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që siç thotë Alibeaj aplikohet edhe në politikë.

“Në korrik një pjesë e deputetëve të PD kanë depozituar një amendament me anë të të cilit synojmë që të adresojmë një çështje që ka interes publik dhe që është çështja e hapjes së dosjeve të Sigurimit, deklasifikimi i dosjeve. Shoqëria sot ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye, për të parë se cilët kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, por edhe për një arsye tjetër për të hequr njëherë e përgjithmonë psikozën, modelin e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit dhe që aplikohet edhe në politikë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për të ushtruar shantazh politik me hapjen e dosjeve se sa të deklasifikohen. Nga qeveria ka ardhur projektligji i ri, nuk shoh nga ana e qeverisë të ketë trajtuar çështjen e deklasifikimit të dosjeve. Nuk është sekret që të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë në duar të pasigurta. Mediat përditë po nxjerrin të dhëna, fakte, emaile, foto. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet të preokupojë sigurinë kombëtare. Ky projektligj duhet të na mbrojë nga mosrrjedhja e informacionit të klasifikuar. Çfarë ka ndodhur? Cilat kanë qenë arsyet dhe masat e marra nga qeveria shqiptare për të parandaluar atë se çfarë ka ndodhur? Unë shoh që nga ana e qeverisë nuk sillet asnjë masë legjislative e shtuar që të jetë në funksion të asaj që ka ndodhur”, tha Alibeaj.

Sakaq, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u përgjigj: Një shqetësim i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve duhet të ishte shteruar shumë kohë më parë për ti hapur rrugë një politike që është e çliruar nga hijet e së shkuarës. Referuar propozimit tuaj për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me Sigurimit nga 1944- deri në korrik 1991, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë Autoriteti, nuk ka asgjë të keqe për t’a bërë. Kur verifikohen dokumente që kanë lidhje me sigurinë kombëtare, ato nuk deklasifikohen.  Një çështje e tillë që kërkon pastrimin e politikës nga njerëz që kanë ushtruar aktivitet kriminal, të mos kenë më vend në politikën tonë të lartë. Ne kemi disa propozime tona në ligje të tjera, te Kodi Zgjedhor dhe ligje të tjera. Edhe këtë do ta bëjmë për tu ndarë njëherë e mirë si klasë politike nga e shkuara. Për pyetjen mbi të dhënat personale, ka një ndjeshmëri të lartë. Ne jemi të vetëdijshëm që problemi nuk është i vogël, ama edhe masat që janë marrë për të neutralizuar sulmin, kanë qenë po aq masive. Ligji për të dhënat personale është në konsultim publik dhe do kemi rast të flasim gjerësisht për këtë ligj./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Kush është 19-vjeçari që mbeti i vrarë në Shkodër

Vrasja e 19-vjeçarit,shpresë për zbardhjen e ngjarjes gjurmët te motori dhe arma e krimit

Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja

Shpërthen bombola e gazit në Has, policia: Të plagosur nënë e bir

Tabaku: 200 mln euro të shpenzuara në teknologji, qeveria ka dështuar

Tabaku: 200 mln euro të shpenzuara në teknologji, qeveria ka dështuar

TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com