Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si shpëtoi nga dy atentate Mbretëresha Elizabeth

2022/09/09 at 12:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si shpëtoi nga dy atentate Mbretëresha Elizabeth

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth  e cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare pasditen e së enjtes  ka shkaktuar bujë globale. Elizabeta ka qenë mbretëresha e Britanisë dhe e më shumë se 12 vendeve të tjera që nga viti 1952.

Jeta e saj ka qenë gjithmonë interesante dhe kjo është arsyeja pse pjesa më e madhe e botës e ka ndjekur gjatë gjithë aktiviteteve të saj. Megjithatë, pak janë të vetëdijshëm për dy rastett kur jeta e monarkes më jetëgjatë të Britanisë ka qënë në rrezik për tentativat për vrasje.

Më 29 prill 1970, Mbretëresha dhe burri i saj Princi Philip po udhëtonin me tren nga Sidnei përmes Maleve Blu në Uellsin e Ri Jugor kur treni u ndal papritur. Çifti nuk e dinte në atë kohë, por ata i kishin shpëtuar për pak vdekjes.

Ish- detektivi Cliff McHardy tha se vrasësit kishin vendosur një trung të madh përgjatë shinave të trenit ku çifti mbretëror do të kalonte, duke shpresuar të dilte nga shinat.

Fatmirësisht, shoferi kishte arritur të frenonte në kohë trenin, duke bërë që treni të “rrëshqiste” gati 700 metra para se të ndalonte. Atentati ndaj Mbretëreshës Elizabeth ishte planifikuar me ndihmën e personave të brendshëm dhe ndoshta të orkestruar nga simpatizantë australiano-irlandezë.

Pse nuk u bë i ditur atentati?

Ish-dedektivi shtoi se e gjithë përpjekja për vrasje ishte fshehur si nga publiku ashtu edhe nga familja mbretërore për gati 40 vite për të shmangur turpërimin e qeverisë australiane.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, Mbretëresha Elizabeth i shpëtoi një atentati të dytë.

Gjithçka ndodhi më 14 tetor 1981 në Zelandën e Re  Autori një i ri me probleme mendore, atëherë 17 vjeç, Christopher Lewis , i cili pavarësisht moshës tashmë kishte precedentë penalë për grabitje me armë, zjarrvënie dhe abuzim me kafshët dhe kishte si idhuj kriminelin famëkeq australian Ned Kelly dhe vrasësin serial amerikan Charles Manson.

Lewis hyri në një vend të braktisur në qytetin e Dunedinit, veshi dorezat dhe mori armën, duke marrë në shenjestër Mbretëreshën Elizabeth. Lewis qëlloi kur Elizabeth doli nga Rolls Royce e saj për të përshëndetur 3500 personat në Zelandezën e  Re që ishin mbledhur për të.

Më pas të gjithë dëgjuan zhurmën e armës duke u shkrepur, por policët e pranishëm u thanë gazetarëve britanikë që shoqëronin mbretëreshën Elizabeth se ajo që dëgjuan ishte zhurma e një sendi që kishte rënë, raporton abcnews.al.

Megjithatë, kur gazetarët këmbëngulën disa orë më vonë për të ditur se çfarë kishte ndodhur, policët u thanë atyre se dikush më në fund kishte ndezur fishekzjarrët. Shefi i atëhershëm i policisë së Dunedin, Tom Lewis, tha se incidenti u mbajt i fshehtë sepse kryeministri i Zelandës së Re Robert Muldoon kishte frikë se nëse do të bëhej e ditur se sa afër vdekjes i erdhi mbretëresha Elizabeth, asnjë britanik gjakblu nuk do të shkelte kurrë në vend.

Pas hetimeve, policia gjeti 17-vjeçarin Lewis, i cili në tetë herë që u mor në pyetje u tha se kishte marrë urdhra nga një anglez i quajtur “Snowman” dhe të cilit ai vetë kishte frikë.

Në një moment tjetër ai pretendoi se ishte vizituar nga zyrtarë të lartë të qeverisë, të cilët i thanë të mos tregonte kurrë atë që i kishin thënë. Në shtëpinë e vrasësit të mundshëm 17-vjeçar, u gjetën municion të ngjashëm me atë që ai përdori në tentativën e tij, si dhe një hartë e detajuar e rrugës së Elizabeth.

Dy vite më vonë, i fiksuari pas familjes mbretërore britanike, Lewis, u përpoq të arratisej nga spitali mendor në të cilin ishte transferuar, sepse, siç tha më vonë, donte të vriste Princin Charles.

Më pas Charles kishte vizituar Zelandën e Re me Princeshën Diana dhe Williamin e vogël. Kështu, kur në nëntor të vitit 1995 Charles u rikthye në Zelandën e Re, autoritetet e vendit vendosën ta dërgonin 31-vjeçarin e atëhershëm Lewis  në një ishull larg nga britanikët.

Lewis i shqetësuar vrau veten në moshën 33-vjeçare në qelinë e tij të burgut në pritje të gjyqit për vrasjen e një nëne të re dhe rrëmbimin e fëmijës së saj.

Ju sugjerojmë

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

18 Qershor, 2025 7:21 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Para
Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore, Kim Jong Un: Lëvizje e pakthyeshme

Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore, Kim Jong Un: Lëvizje e pakthyeshme

Paketa anti-krizë, Tabaku: Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve

Paketa anti-krizë, Tabaku: Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve

Rama:Bastet online në të zezë,organizatorët të skeduar me profile të larta kriminale

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Mësim për ata që duan t’ia hedhin me marifete

TE FUNDIT

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
18 Qershor, 2025

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt...

Lexo më shumë

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
18 Qershor, 2025

Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi ish-bashkëshorti me me të cilin...

Lexo më shumë

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
18 Qershor, 2025

Forcat izraelite kanë goditur më shumë se 1 100 objekte në Iran, që nga fillimi i sulmeve të premten, raportoi...

Lexo më shumë

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
18 Qershor, 2025

Ritmi i inflacionit në vend ka shënuar një ulje të lehtë gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com