Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërroi jetë në kështjellën e preferuar, kush ishte Mbretëresha Elisabetë II

2022/09/08 at 7:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërroi jetë në kështjellën e preferuar, kush ishte Mbretëresha Elisabetë II

Sot është ndarë nga jeta mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabetë II. Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në kështjellën e Balmoral, vendi i saj i preferuar.

Mbretëresha Elisabetë II, e lindur më 21 prill 1926, është monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, 70 vjet, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare. Fundjavën e kaluar, Jubileu Platinte i 96-vjeçares u shënua me katër ditë festime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha u bë monarke në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në orët e para të 6 shkurtit 1952.

Në atë periudhë kryeministër ishte Ëinston Churchill, admirues I babit të saj. Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria. Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë. Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa anëtarët e familjes së saj – veçanërisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë marrë një rol më të spikatur. Mbretëresha Elisabetë, një figurë mjaft e dashur për britanikët, ka gëzuar shumë njerëz duke u shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë fundjavës jubilare.

Në mbyllje të këtij eventi të rëndësishëm, ajo tha në një letër falënderimi për publikun britanik se ishte “e përulur dhe e prekur thellë” nga numri i njerëzve që kanë festuar përkrah saj. Teksa ka munguar në disa prej eventeve kohët e fundit, mbretëresha Elisabetë është shprehur “Mbetem e përkushtuar për t’ju shërbyer me të gjitha mundësitë e mia, e mbështetur nga familja ime”. Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021. Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andreë dhe Princi Edëard. Rendi i trashëgimisë përcakton se cili anëtar i familjes mbretërore bëhet monark kur ai ekzistues vdes ose largohet. I pari në radhë – trashëgimtari i fronit – është fëmija më i madh i monarkut. Rregullat e trashëgimisë mbretërore u ndryshuan në vitin 2013 për të siguruar që djemtë të mos kenë më përparësi ndaj motrave të tyre më të mëdha. Princi Charles është trashëgimtari i Mbretëreshës.

Djali i tij i madh, Princi Ëilliam, është i dyti në radhën e fronit dhe fëmija i madh i Ëilliam, Princi George, është i treti. Mbretëresha Elisabetë ka luajtur një rol të rëndësishëm konstitucional në tranzicionin e pushtetit. Të martën, ajo ftoi Liz Truss të formonte qeverinë e re. Truss është kryeministrja e 15 që emëroi mbretëresha Elisabetë. Mbretëresha Elisabetë ka udhëtuar shumë gjatë mbretërimit të saj, duke ndërmarrë shumë vizita historike jashtë vendit. E njohur për përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e saj, ajo ka qenë një figurë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohërave të ndryshimeve të mëdha shoqërore. Madhëria e saj ka qenë mjaft e angazhuar, nga vizitat në bamirësi dhe shkolla, tek pritja e krerëve të shteteve. Mbretëresha e shihte shërbimin publik dhe vullnetar si një nga elementët më të rëndësishëm të punës së saj.

Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
Vdes Mbretëresha Elizabeth II, Charles është Mbreti i ri

Vdes Mbretëresha Elizabeth II, Charles është Mbreti i ri

Jeta e mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Jeta e mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Vdekja e Mbretëreshë Elizabeth II, Rama: Lamtumirë Mbretëreshë

Vdekja e Mbretëreshë Elizabeth II, Rama: Lamtumirë Mbretëreshë

TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com