Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së hënës rastin e një shqiptari në Angli, i cili për shkak të disa problemeve dhe proceseve gjyqësore në Shqipëri, u mashtrua nga një OPGJ i Prokurorisë së Tiranës i quajtur Ibrahim Saliko se do t’i mbyllte dosjen me 2 milionë Lekë të vjetra.
Pasi i mori fillimisht 1 milion Lekë, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.
“2-3 ditë përpara se ta merrja vesh që ishte mashtrues, më mori në telefon tha aman Alban se kam djalin e vogël është duke vdekur më jep ca lekë. Edhe unë nuk kisha lekë në Shqipëri. Mora mami, sa kishte ardhur në Shqipëri, i thashë sa lekë ke gjendje aty. Më tha kam 1 milionë e 50 mijë Lekë. I thashë mbaje 50 mijë Lekë vetë dhe 1 milion lekë çova një person t’i zbriste poshtë t’i merrte ky. Pastaj mori Lekët Ibrahimi u zhduk fare, fiku telefonin, as u përgjigj më fare. Më kontaktoi direkt, më tha më fal kam borxh këtë, do t’i jap lekët. Jo që s’po i jepte lekët, thashë po më hap telashe të tjera. Edhe kontaktova Stopin”, tregon Albani, denoncuesi që ra viktimë e mashtrimit të OPGJ-së.
Sapo i dha paratë, Albani humbi çdo kontakt me OPGJ-në, pasi ky i fundit u zhduk dhe i bllokoi numrin. Pas shumë përpjekjeve, Albani i tha zyrtarit të prokurorisë se do të bënte publike në media gjithë mashtrimin e tij.
Nën presionin e publikimit në media, OPGJ Ibrahim Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë Lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit.
OPGJ-ja takohet me një person për të kthyer lekët, i cili prezantohet se është kushëriri i Albanit, por që në fakt është i infiltruar i Stop.
Qytetari: Çfarë po bën?
OPGJ, Ibrahim Saliko: Ça bën?
Qytetari: Si je?
Ibrahim Saliko: Hajde, hip!
Qytetari: Si kalove?
Ibrahim Saliko: Ç’a bëre? Si ke qenë?
Qytetari: Si je ti?
Ibrahim Saliko: Mirë!
Qytetari: Ç’a bëhet? Ça thotë ai?
Ibrahim Saliko: Mirë! Ça ke bërë ti?
Qytetari: Mirë, o burrë! Shtyhemi!
Ibrahim Saliko: Do t’i biesh ca Albanit?
Qytetari: Po tani, ja nji sekondë! Albano, jam me ktë shokun tënd. Ja foli! Na, foli!
Ibrahim Saliko: (Flet në telefon) Hë mo Alban, hë mo! Ore, se po i thosha Ilirit, po i thuaj nji çikë atij njëherë atij gazetarit mo, mos e heq atë shkrimin nga atje! Eh mo, mirë, mirë! Mirë o vlla, hajde, mirë, mirë vlla! Hajde, mirë vlla, hajd ciao. Merri!
Qytetari: Sa ishin ktu?
Ibrahim Saliko: 2 milionë!
Qytetari: Sa ishin?
Ibrahim Saliko: Numëroji, po hë..!
Qytetari: Ja t’i numëroj! Dymijshe, dyshe janë kto të tëra…?
Ibrahim Saliko: Dyshe!
Qytetari: (Numëron lekët) 1,2,3,4,5…..- 95,96,97,98,99, 100. Dy milionë tha ai, hë? Mua m’tha për 2. Nejse, ju e dini vetë, nuk ngatërrohem. Të iki unë byrazer?
Ibrahim Saliko: Jo mo bjeri, bjeri dhe njëherë!
Qytetari: Prapë o?
Ibrahim Saliko: Ik! Po të mori, flasim prapë!
Qytetari: Ok! Ciao! Mirupafshim!
Albani falenderon emisionin Stop për paratë që iu kthyen mbrapsht nga OPGJ-ja i cili ia mori me mashtrim. Tv Klan