Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hungaria dhe Turqia do të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

2022/08/31 at 6:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hungaria dhe Turqia do të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj. Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale.

Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji.

Nga kabineti i kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.

“Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk ka qëndrim për t’iu bashkuar iniciativës Ballkani i Hapur dhe as kryetari i Këshillit të Ministrave nuk ka ofruar hollësi lidhur me pjesëmarrjen e tij në Beograd”, ka thënë kabineti i Xhaferoviqit.

Vetë Tegeltija ka thënë në Ohër se “Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur”.

“Arsyet (për mungesë konsensusi) dalin nga paragjykimet rreth asaj se kush e ka propozuar iniciativën, kush do të përfitojë, a përbën ajo zëvendësim për Bashkimin Evropian, por lidhet edhe me ndikimet politike. Jam këtu, sepse e di që komuniteti i biznesit në Bosnje mbështet ‘Ballkanin e Hapur’”, ka thënë ai.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur këtë nismë, ndonëse kanë përsëritur se për të qenë e suksesshme, në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet.

Ju sugjerojmë

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
Kryesore

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

12 Maj, 2025 9:59 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

12 Maj, 2025 9:49 am
Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
Kryesore

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

12 Maj, 2025 9:33 am
Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
Kryesore

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:19 am
Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
Aktualitet

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:11 am
Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
Kryesore

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

12 Maj, 2025 9:01 am
Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja
Kryesore

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

12 Maj, 2025 8:50 am
Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën
Kryesore

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën

12 Maj, 2025 8:39 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

Numërimi i votave vazhdon, PS kryeson/ Reagon Edi Rama

12 Maj, 2025 8:31 am
Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës
Kryesore

Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës

12 Maj, 2025 8:27 am
Para
Njeriu që qëndroi 17 vite pa folur

Njeriu që qëndroi 17 vite pa folur

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, protestë në Tiranë

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, protestë në Tiranë

Durrës/ Qëllon veten me thikë, humb jetën në spital 54-vjeçarja

Durrës/ Qëllon veten me thikë, humb jetën në spital 54-vjeçarja

TE FUNDIT

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
12 Maj, 2025

Në qarkun e Lezhës është duke vijuar normalisht procesi i numërimit të fletëve të votimit. Sipas informacioneve që na jep...

Lexo më shumë

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
12 Maj, 2025

Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të...

Lexo më shumë

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë. Sipas asaj...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për partitë. Gazetari Besar Bajraktari raporton se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com