Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasaporta e artë/ PD:E rrezikshme për sigurinë, pasaportë për balozët e krimit

2022/08/30 at 2:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasaporta e artë/ PD:E rrezikshme për sigurinë, pasaportë për balozët e krimit

Partia Demokratike ka deklaruar sot se nisma “pasaportat e arta” e qeverisë është e rrezikshme për sigurinë e vendit.


Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD Floriana Garo përsëriti qëndrimin kundër kësaj nisme, ndërsa theksoi se PD mbështet edhe qëndrimin e Komisionit Europian i cili ka thënë:  “Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.

Sipas PD, ‘Pasaporta e artë’, do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian dhe direktivat e tij si dhe bllokim i kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Deklaratë e plotë e zëdhënëses Floriana Garo

·        Pasaporta e artë e Edi Ramës, pasaportë për balozët e krimit.

Një qeveri që nuk ruan dot as portalin e vet të cilin ia ‘thyejnë’ disa hakera amatorë, të cilët Edi Rama Megallomani i paraqet si ‘fuqi të huaja’, ka ndërmarrë edhe një hap tjetër që e çon para greminës sigurinë kombëtare.

Pasi ka shitur çdo gjë publike dhe ka bërë publike çdo të dhënë të shqiptarëve; pasi ka hapur portat e ndeshjes së demave të krimit me moton ‘hëngshi kokat tuaja!’;  pasi i ka hedhur interesat kombëtare në ‘gojën e ujkut serb’ që atij i duket vëlla, Edi Rama ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës.

Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar.

Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë:

“Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.

Partia Demokratike e di arsyen pas kësaj nisme të Edi Ramës, e cila edhe mendjes më të pastërvitur do t’i dukej jo logjike. Ai nuk është budallai, por është shejtani që luan budallain, me një qëllim final që lidhet me forcimin e pushtetit personal dhe të sektit anti-shqiptar që drejton dhe dobësimin e forcës reaguese të ekonomisë dhe publikut vendas.

Më shumë se kaq, ai sprovohet në një ushtrim të vjetër anti-europian që ka nisur që në vitin 2013 kur bllokonte negociatat me tri ligjet e famshme.

Vendimi për të akorduar pasaporta të arta për zgëqet financiare të botës është pjesë e planit për të mbajtur shqiptarët poshtë dhe Europën jashtë.

Kalimi i këtij vendimi do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian dhe direktivat e tij. Do të thotë bllokim i kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë.

Edi Ramës i intereson kjo, sepse skaneri i BE mbi aktivitetin e qeverisë do t’i detektonte shenjat e gishtërinjve të tij dhe klikës, të ndotur nëpër punët e pista dhe rrugët e së keqes, që ai ka hapur në shpinë të Shqipërisë, që nga koha kur shpalli ‘të vetmen rrugë’, tek ‘drejtimi i duhur’, për ta përfunduar Shqipërinë në krye të çdo listë të zezë globale, për faqen e tij të zezë.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit

Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit

Partia e Lirisë: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve

Partia e Lirisë: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve

Video/ Zjarri i madh në fabrikën e sfungjerit te “Misto Mame”, policia jep detaje

Zjarri në fabrikën e sfungjerit, dy të asfiksuar. Si është gjendja e tyre
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com