Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, ka deklaruar se oficeri i operacionales Jeton Lami është njeriu me i rrezikuar në Shqipëri, pasi sipas saj ai njeh shefat policorë të krimit.
Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social “Facebook”, ajo shkruan se Lami është Kutia e Pandorës ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policeve të korruptuar nga krimi i organizuar.
Më tej ajo thotë se dyshohet se ditën qe ai kaloi nga polic i thjeshtë ne njësinë operacionale, u emërua në këtë vend pune me porosi nga Martinaj.
Gazetarja thekson se ai duhet shpëtuar në mënyrë që ne të dimë se cilët janë ata shefa, zv/shefa e police të tjerë qe janë rekrutuar nga i shumekërkuari.
Një dëshmitar qe di kush janë shefat policore te krimit!
Jeton Lami, oficer policie pranë FAST ( njësia për te kapur te kërkuarit) , është njeriu me i rrezikuar ne Shqipëri e po ashtu është Kutia e Pandorës ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policeve te korruptuar nga krimi i organizuar, qe i shërbejnë dhe pastaj krekosen sikur po zbatojnë ligjin. Jeton Lami i arrestuar për shpërdorim detyre mbasi u zbulua qe shoqëronte dhe eksportonte te shume kërkuarin Ervis Martinaj dhe qe llogaritet se nga bota e erret vendosi një pasuri gati 600 milionë euro , aktualisht mbahet ne burgun e Shënkollit. Jeton Lami dyshohet se ditën qe kaloi nga polic i thjeshte ne njësinë operacionale , kaloi aty me një vend pune te porositur nga Martinaj. Pra prej dy vitesh ai ka pare e dëgjuar dhe di aq shume emra policesh e shefash sa nëse flet, do na shpëtonte te gjithëve.
Ai duhet shpëtuar e bashke me te ne kuptojmë te vërteten, se cilët janë ata shefa, zv/shefa e police te tjerë qe janë rekrutuar nga i shumekërkuari .
Cilët janë ata qe vazhdojnë te jene ne polici dhe qe realisht nuk janë me police, por kriminele qe shesin koleget dhe paguhen për informacione ne disa raste për t’i thënë te shumekërkuarit “ik se erdhëm” e ne shume raste te tjera për ta vene ne dijeni ” se pala kundërshtare ne krim po e kërkonte”.
Cilët janë këta ushtare te krimit, këta të blere nga krimi?
Jeton Lami është i rrezikuar nga koleget e tij te rekrutuar qe me siguri po ju dridhen këmbët qe ai di disa gjera. Kështu qe një prokuror, Zoti e di kush është ai , le ta beje atë rruge Tirane – Shënkoll, te qëndroje aty e te flasë e ti japë besim një “ushtari te vogël” , sepse do te ketë dosjen me te madhe te krimit te organizuar ne Shqipëri.
Jeton Lami, është pak po e sigurte, qe sa kohe ishte përkrah një te shumëkërkuari , ai nuk ishte vetëm dhe jo me i rëndësishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtaresh policie qe janë paguar për te mbyllur një sy për lojërat e fatit qe gëlonin te organizuara nga kryeqyteti e ne çdo qytet për te informuar ne kohe e për tu bere zbor policeve te thjeshte, atyre te pa rekrutuarve. Dhe jo vetëm.
Se krimi i organizuar , ku palët luftojnë njëra-tjetrën, ka arritur ne nivele ku e bën luftën përmes policisë, atyre te BLEREVE.
Jeton Lami , njeh police e prokurore e gjyqtare qe paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra te atyre qe bene sikur nuk panë gjë, mbasi një oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e te shume kërkuarit, mbas një incidenti aty dhe mbasi kishte qëlluar me shuplake Martinajn, u dorëhoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.
Kështu qe përpara se te jete shume vone, te dale dikush te ruaje një ish polic TE CILIN nëse ekziston pak drejtësi dhe dikush qe e do ketë vend ku jetojmë, ta mbroje atë dhe familjen e tij .
Derisa ai te thotë KUSH JANE ATA TE SHITUR, te korruptuar dhe qe ne ju kemi lëne drejtësinë në duar.