Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U arrestua pa dokumente, burri që mblidhte kanaçe në lot në gjykatë: Kam 7 fëmijë

2022/08/10 at 1:04 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua pa dokumente, burri që mblidhte kanaçe në lot në gjykatë: Kam 7 fëmijë

Një burrë i moshës 40 vjeç nuk u shfaq aspak i gëzuar kur gjyqtari i komunikoi se po e nxirrte nga burgu nën një masë tjetër sigurimi, që ai të shkonte në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët.


E.R. sipas burimeve shpërtheu në lot dhe i trishtuar tha: “Nëse nuk më ktheni dhe motorin mos më lironi kot, më mirë më dërgoni në burg.”

Sipas materialit të referuar nga policia, 40-vjeçari nuk e mbante motomjetin për argëtim dhe as që është i apasionuar mbas tyre. Por E.R u arrestua nga qarkullimi rrugor për drejtim mjetesh në gjendje të parregullt.

Materiali policor që iu tregua Gazetasi.al thotë që babai i shtatë fëmijëve u konstatua nga një patrullë policie duke ngarë një tricikël, të përshtatur si mjet pune. Por për të vërtetuar aftësinë 40 vjeçari rezultoi që nuk dispononte asnjë dokument.

Pa një pa dy oficerët i hodhën prangat, siç veprojnë me shumë drejtues të tjerë që vërehen duke udhëtuar në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin përkatës.

Ndonëse E. R i tha policisë se e kreu këtë veprim dhe nuk ishte pajisur me dokumenta pasi është në pamundësi financiare dhe nga mungesa e punës ai shpiku një mundësi të re.

“E krijova motoçikletën si një magazinë të vogël me të cilën mbledh mbetjet plastike apo hekur dhe çdo gjë që shitet sado pak para. Këto para më duhen për të ushqyer fëmijët, kam shtatë fëmijë dhe banoj në një shtëpi sociale në Tiranë. Jam pa asnjë mundësi për t’ia dalë. Mos më arrestoni”, mësohet t’i jetë lutur policisë 40 vjeçari.

Por Gazetasi.al mëson se burri u prangos nën akuzën e drejtimit të motomjetit në mënyrë të parregullt. Gazetasi.al e ndoqi këtë rast edhe në gjykatë pasi u njoftua nga një dëshmitar që dëgjoi lutjet dhe të qarat e burrit drejtuar policisë, që siç kuptohet veproi me “dorë të hekurt”.

Përpara gjykatës penale E.R bëhet me dije se kujtoi se ishte i vetmi që punonte në familje “Eci nëpër Tiranë dhe nëse gjej plastikë e gjëra të tilla i mbledh, ato kthehen në ushqimin tim dhe të fëmijëve”, shtoi më tej 40-vjeçari.

Burimet i thanë Gazetasi.al se burri u mbrojt nga një avokat i shtetit për shkak të mungesës të të ardhurave, dhe kur gjyqtari shpalli masën e detyrimit me paraqitje, ai pyeti: “Po mjeti që më duhet për punë?”

Gjykata iu përgjigj se mjeti do vijonte të qëndronte i bllokuar derisa hetimet të mbyllen.

Kjo nuk u prit mirë prej tij, dhe me lot ai kërkoi që nëse nuk i kthenin edhe mjetin që kishte përshtatur për të fituar të ardhura, atëherë ta dërgonin edhe atë në qeli. Burimet i thanë Gazetasi.al se kërkesa e babait të 7 fëmijëve nuk u dëgjua.

E njëjta gjë ndodhi dhe me R. A 25 vjeç me banim pranë Shkollës së Qenve.

“Dola për bukën e gojës me papaq dhe këta të lënë pa bukë. Kam dy fëmjjë dhe kujdesem dhe për tre vëllezërit jetimë. Me kapën sipas tyre duke e drejtuar pa leje” .

Policia këmbëngul se e konstatoi në bulevardin Bajram Curri pasi kishte modifikuar një karroceri dhe se motori nuk dispononte leje.

“Më ndaluan, iu thashë s’kam dokument, më lini të ha bukë e të rris fëmijët ju thashë policëve. Më arrestuan” .

Faleminderit,- tha i dyshuari dhe më pas i tha edhe gjyqtarit edhe prokurorit : ju rujtë Zoti inshallah.

Të dy burrat janë të komunitetit rom, tha prokuroria për Gazetasi.al dhe siç bëhet me dije, prokurori do t’i kërkojë policisë t’ua kthejë mjetet dy të dyshuarve./Gazeta Si

 

 



Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Para
I vodhi lekët pikës së këmbimit valutor, arrestohet 34-vjeçarja

I vodhi lekët pikës së këmbimit valutor, arrestohet 34-vjeçarja

Takim me Erdogan, Rama zbulon çfarë u diskutua

Takim me Erdogan, Rama zbulon çfarë u diskutua

Lindën mbi 3 mijë fëmijë, shqiptarët në top 10-shen e prindërve të huaj në Britani

Lindën mbi 3 mijë fëmijë, shqiptarët në top 10-shen e prindërve të huaj në Britani
















TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
20 Dhjetor, 2025

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të parë të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com