Aktualitet

Takim me Erdogan, Rama zbulon çfarë u diskutua



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 10/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë Presidentin e Turqisë, Erdogan. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka publikuar lajmin në rrjetin social “Facebook”, duke postuar dhe një foto me presidentin turk.

Rama thotë se në fokus të diskutimeve kanë qenë projektet konkrete për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan për t’u bërë pjesë e ceremonisë zyrtare të Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Pas