Koordinatore për Korrupsionin në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka denoncuar sërish afera korruptive të lidhura me çështjen e inceneratorëve. Duke akuzuar Ministrinë e Energjitikës për standard të dyfishta, Shehaj tha se kjo ministri ka gënjyer dhe ky është një fakt i mbetur në dokumenta.
“Ky fakt, që është një fakt i ri, bëhet fjalë për një shkresë zyrtare që është firmosur nga zoti Arben Kacori, i cili është kryetari i njësisë së zbatimit të projektit për inceneratorin e Fierit. Çfarë thotë kjo shkresë: Kjo është një kërkesë për informacion që njësia e zbatimit të projektit ja drejton kompanisë koncesionare.
Këtu kemi dy standarde, ministria i di detyrat që ka njësia e zbatimit të projektit për inceneratorin e Fierit, po ministria nuk e ditka që paska një njësi zbatimi projekti që këta njerëz paguhen nga taksat tona, për të bërë një detyre, monitorimin e kontratës koncesionare të inceneratorit të Tiranës.
Kompania e ka të ndaluar të kryejë transaksione jashtë kontratës koncensionare. Gënjeshtrat e MIE janë shkruar me nxitim. Në shkresë që është kërkese për informacion drejtuar kompanisë kocensionare, kërkohet informacion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Inspektimi financiar i MF ka lënë detyra që në dhjetor të 2020. Ministria e drejtuar nga Balluku kërkon informacion për 7 mars 2022 dhe pak ditë para se të vihej në sekuestro inceneratori i Fierit”, deklaroi Shehaj.