Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti i Ukrainës ndalon librat dhe muzikën nga Rusia

2022/08/01 at 3:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Parlamenti i Ukrainës ndalon librat dhe muzikën nga Rusia

Për shkak të luftës, Parlamenti ukrainas ndaloi me një ligj të ri letërsinë dhe muzikën nga Rusia. Cilët shkrimtarë dhe interpretues preken nga ligji i ri dhe çfarë përjashtimesh përmban ai?


  Ukraine | russische Literatur

Luajtja e muzikës ruse në vende publike dhe futja e sasive të mëdha librash nga Rusia dhe Bjellorusia, ndalohet tani në Ukrainë me ligj. Ndalimi i vendosur nga Parlamenti në Kiev përfshin “produktet e artistëve ose autorëve që janë ose kanë qenë qytetarë të shteteve agresore”. Përveç kësaj, interpretuesit përkatës nuk lejohen më të japin shfaqje në Ukrainë. Moderatori ukrainas i televizionit dhe producenti, Ihor Kondratjuk, pati mbledhur që para fillimit të invazionit të Rusisë mbi 25.000 firma në një peticion për ndalimin e koncerteve të artistëve rusë në Ukrainë. Ai mendon se ligji i ri është një hap logjik për mbrojtjen e vendit.

“Kjo është për mbrojtjen e Ukrainës, njësoj si lufta që bëjnë forcat e armatosura në luftën kundër agresorit. Artistët rusë do të jenë të padëshiruar në Ukrainë, deri sa marrëdhëniet me Rusinë të vendosen në bazë miqësore,” tha Kondratjuk në bisedë me Deutsche Wellen.

Ukraine | russische Literatur

Që kur Rusia aneksoi në 2014 Krimin dhe filloi luftën në Donbas, ushtria ruse i pati shfrytëzuar artistët si një lloj pararoje, thotë moderatori.

Platformat e streaming dhe YouTube panë rritje interesi për përmbajtjet ukrainase, thotë Kondratjuk. Me këtë rritje popullariteti, autorët e ligjit argumentojnë ndër të tjera ndalimin e ri që i bëhet letërsisë dhe muzikës ruse, ligj i cili bën edhe përjashtime. Interpretuesit nga Rusia, të cilët dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës, nuk preken nga ligji i ri. Cilët janë këta artistë, e vendos Ukraina.

Jo më libra nga Rusia dhe Bjellorusia 

Po ashtu u aprovua edhe një ligj i ri: Parlamenti ukrainas ka vendosur që të ndalojë futjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të shtëpive botuese nga Rusia dhe Bjellorusia, si dhe nga territoret e pushtuara të Ukrainës. Këtu bëhet fjalë për librat që shkruhen në këto territore, por edhe për veprat e autorëve, që janë qytetarë rusë. Përjashtim bëjnë librat që janë botuar para pushtimit.

Ukraine Krieg l Musiker des Kyiv-Classic Symphony Orchestra auf dem Maidan

Letërsia që botohet në gjuhën ruse në vende të tjera, vazhdon të lejohet të hyjë në Ukrainë, nëse ka marrë lejen për këtë gjë. Sipas ligjit një Këshill ekspertësh do të kontrollojë më parë tekstet, nëse ato përmbanjnë propagandë anti-ukrainase.

Po ashtu në Ukrainë nuk lejohet të shtypen më libra autorësh, që kanë pasur ose kanë një pasaportë ruse. “Edhe kjo është natyrisht reaksion i një shoqërie në luftë. Si “rusët e mirë” edhe “rusët e këqinj” nuk pranohen më në tregun ukrainas të librit, thotë pronari dhe drejtuesi i shtëpisë botuese “Folio”, -j, i cili ka dhënë kontributin e vet për përpilimin e ligjit. Ndalimi i shtypjes së librave nuk prek librat në gjuhën ruse, që pritet të publikohen në Ukrainë deri në 1 janar të 2023.

Si do të zbatohet ndalimi?

Ndalimi përqëndrohet kryesisht tek autorët me pasaportë ruse, thotë Krasowyzkyj. Sipas tij, Këshilli i ekspertëve do e trajtojë çdo rast më vete. Vepra, për shembull të Alexander Pushkinit ose të Leo Tolstoit, që shtypen tani në Rusi, nuk lejohen më të futen në Ukrainë.

Nëse veprat e tyre shtypen në një vend tjetër, atëherë lejohet të futen në Ukrainë.

Disa vetë mendojnë se kjo do të jetë e vështirë në të ardhmen: Përshembull a do të lejohen në të ardhmen të futen në Ukrainë librat e shtypura në Rusi të autorit Boris Akunin, i cili nuk jeton më në Rusi, por vazhdon të ketë pasaportë ruse. Librat e tij lejohen tani të shiten në Ukrainë, nëse janë botuar në një vend tjetër dhe janë kontrolluar dhe lejuar nga Këshilli i ekspertëve për retorikën anti- ukrainase.

Ukraine Odessa Ballett

Edhe për personat private bëhen përjashtime. Nëse dikush nuk merret me shpërndarjen e librit dhe ka në valixhe jo më shumë se dhjetë kopje libri, që nuk ndodhet në listën e letërsisë anti-ukrainase, lejohet të hyjë në Ukrainë.

Moska reagoi siç pritej ndaj ligjit të ri: Për të futur më shumë në jetën e përditshme gjuhën ukrainase, bëhet presion mbi numrin e madh të ukrainasve që flasin rusisht, thuhet nga Rusia.

Plan mësimor pa klasikët rusë? 

Hapi tjetër mund të jetë përjashtimi i letërsisë ruse nga plani mësimor në shkolla. Një grup pune i ministries së Arsimit ka dhënë tashmë udhëzime që të hiqen nga plani veprat e 40 shkrimtarëve dhe poetëve rusë dhe sovjetikë, mes të cilëve Leon Tolstoi, Alexander Pushkini, Fjodor Dostojevski dhe Mihail Bulgakovi.

Shkrimtari Rostyslav Semkiv druhet madje se letërsia ruse nuk do të jetë më pjesë e mësimit në shkolla. “Aktualisht, unë nuk shoh se si mund t’i afrosh nxënësit me bukurinë e poezisë ruse. Në klasat e shkollës ka fëmijë, shtëpia e të cilëve është shkatërruar, fëmijë që janë kthyer në refugjatë, fëmijë mbi të cilët është bombarduar ose fëmijë që kanë humbur anëtarë të familjes”, tha Semkiv për televizionin ukrainas.

Ukraine-Krieg | Soldat in Odessa

Letërsia gjermane u fut në planin mësimor të shkollave sovjetike në vitin 1960, pra 15 vjet pas fitores kundër nacional-socializmit. Fillimi u bë me futjen në shkollë të Faustit të Gëtes.

Andrij Hirnyk, profesor psikologjie dhe pedagogjik në Universitetin “Kiev-Mohyla-Akademie” mendon se gjithësesi letërsia dhe kultura ruse kanë pasur krahasimisht shumë vend në Ukrainë edhe para sulmit rus. Tani do t’u jepet më shumë rendësi letërsive angleze, gjermane, franceze, kineze dhe ukrainase./DW



Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Salvini sërish kundër emigrantëve: Nuk kemi mundësi t’i mbështesim

Salvini sërish kundër emigrantëve: Nuk kemi mundësi t’i mbështesim

Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë

Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë

Aleati i Putin, Kadyrov: NATO po nxit konfliktin Kosovë-Serbi

Aleati i Putin, Kadyrov: NATO po nxit konfliktin Kosovë-Serbi
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com