Periudha e plazhit përpos relaksit, mbart edhe rrezik për infeksione të ndryshme shprehen specialistët. Sipas mjekës së shërbimit ORL, Klodiana Zaharia më të shpeshtat janë infeksionet në vesh apo në lëkurë.
Më të ekspozuar ndaj problemeve të tilla janë fëmijët, por dhe personat me sëmundje kronike. Pas përdorimit të pishinave mjekët rekomandojnë të bëni dush ose në rastet kur keni shqetësime, përdorimi i alkoolit borik është i nevojshëm.
Nëse konstatoni infeksione në vesh apo lëkurë që zgjasin, duhet me patjetër konsulta me specialistin që situate të mos përkeqësohet./Klan News