Ditën e sotme kanë mbetur të plagosur dy persona gjatë një aksidenti të ndodhur në rrugën Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut.
Mësohet se një makinë tip Volkswagen ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes, të plagosur kanë mbetur dy të rinj nga Tropoja. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.