Kronikë

Shkodër/ Asgjësohen 4200 bimë kanabis, në kërkim autorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 13/07/22 |
Opi Nion

Rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë janë asgjësuar nga Policia e Shkodrës ditën e sotme.

Gjatë 48 orëve të fundit janë kontrolluar 85 koordinata në njësinë administrative Pult dhe Shalë të bashkisë Shkodër, njoftojnë uniformat blu.

Aktualisht, po vijon puna  për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve që kultivojnë bimë narkotike.

Ndërkohë, si rezultat i operacioneve të zhvilluara në Krujë dhe Mirditë gjatë orëve të fundit kanë rënë në pranga 4 persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike./Opinion.al

Pas