Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme pas rritjes se rasteve me covid-19 në vendin tonë.
Gjatë fjalës së saj, zëvnedës/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se rritja e infektimeve me koronavirus në vendin tonë ka ardhur, si pasojë e nënvariantet e reja të Omicron.
“Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatave epidemiologjike në vend. Pas një periudhe të stabilizuar të përhapjes së infeksionit, prej disa javësh ka filluar një rritje të të infektuarve, por edhe të sëmurëve dhe humbjeve të jetës. Trendi i rritjes është vënë re edhe javën e kaluar, ku numri i infektimeve është shtuar ndjeshëm, ku ka pasur dhe humbje të jetës. jo si rezultat i qarkullimit të nënvarianteve të Omicron që është i njohur për shkallën e lartë të infektueshmërisë”, tha Rakacolli.