Kryetarja e LSI, Monika Kyemadhi gjatë një konference për shtyp i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.
Ajo u pyet për atë çfarë do të ndodhë me LSI-në më 25 korrik, një ditë pasi Ilir Meta të lërë detyrën si President i Republikës.
“Marrëdhënia ime me Metën i ka kaluar 30 vjet. Nuk është garë e madhe me nesh për këtë çështje. Historia e LSI do të vazhdojë. Unë ndjehem fajtore për shkak të djegies së mandateve, sepse sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve, aq më shumë kuptojmë që janë edhe shumë para të paguara nga PD e Lulzim Bashës”,-tha Kryemadhi./Opinion.al