46-vjeçari i vrarë në përleshjen në Kato Patisia, i identifikuar se Gëzim A., kishte një të kaluar të rëndë kriminale me precedentë penalë për drogë, vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale, madje edhe për ligjin për armët në Agioi Anargyros.
Konkretisht, më 31 maj ai u arrestua për një rast droge së bashku me 48-vjeçarin Andon Tefi nga i cili u qëllua për vdekje, ndërsa në tetor 2021 u arrestua për një rast kokaine në Agios Panteleimonas.
Një vit më parë, më 31 maj 2020, pas kontrollit, efektivët e policisë konstatuan se ai kishte një armë tip Tokarev dhe dy karikatorë. U lirua me kusht.
Në tetor 2019, u arrestua sërish me urdhër për vjedhje të rëndë, ndërsa në maj 2016 u kallëzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje.
Në korrik 2015, Policia kishte regjistruar një rast për vjedhje në tentativë, ndërsa në shkurt 2016 ishte lëshuar sërish një urdhër-arresti për vjedhje. Në dosjen e tij rezulton se ai filloi të shqetësonte autoritetet në janar 2012 kur u arrestua për herë të parë.
(Ne foto: Gezim A.)
Personat e përfshirë në këtë ngjarje e kishin akuzuar 48-vjeçarin Tefi si “gozhdë” ose tradhtar.
Siç mësohet nga hetimet, grupi kishte ngritur kurthin për ta vrarë 48 vjeçarin korçar, pasi besonin se ai ishte shkaku për arrestimin e tyre një muaj më parë. Por duke qenë i armatosur dhe duke e kuptuar kurthin, Tefi ka qëlluar i pari, ndërsa më pas ngjarja ka përshkallëzuar, duke shkaktuar 3 viktima. Një prej të vrarëve ishte autori Andon Tefi, i cili u vra nga policia greke. Pamjet e këtij të fundit janë shpërndarë nga mediat greke, ndërsa trupi i pajetë gjendej i shtrirë pak minuta pas ngjarjes./Opinion.al