Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka replikuar me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Shehaj u shpreh se në Kuvend kanë hyrë me xhepa bosh e tani dalin me resorte me 5 yje. Gjithashtu deputeti pyeti ministren rreth milionave të investuar dhe burimin e tyre.
“Unë korrupsionin e kam shumë për zemër, se jam i bindur se nëse ky vend është i varfër, nëse njerëzit ikin nga Shqipëria është se ministrat kur shkojnë në pushtet bëhen me resorte me 5 yje. E keni në vendim, është fakt, meqë unë jam injorant siç thoni është VKM. Thotë se lejimi i brigjeve të detit është pronë. Nëse thjesht si thoni ju.. ka një nen të caktuar për këtë punë që të mos fusni duart në pronat publike. Vini këtu me xhepa bosh e dilni me resorte me 5 yje, e thoni do investojmë miliona. Ku i gjetët? Ku i gjetët milionat zonja ministre”,-u shpreh Shehaj.
Ndërsa ministrja Xhaçka e akuzoi Shehajn se ka paguar për mandatin e deputetit. Ajo gjithashtu e ftoi deputetin e PD që ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese.
“Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh se ë vish këtu të hysh në parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar. Ju ftoj a çoni çështjen në Gjykatë Kushtetues edhe do të merrni përgjigjen .Por fillimisht ju ftoj të informoheni“,-tha Xhaçka./Opinion.al