Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët vijojnë të largohen, 970 shqiptarë aplikuan për azil në mars

2022/06/21 at 10:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët vijojnë të largohen, 970 shqiptarë aplikuan për azil në mars

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në raport me muajin e mëparshëm, kërkesat për aplikim u rritën me 5%, por sërish ato mbeten shumë më të ulëta se në shtator të vitit të kaluar, kur arritën deri në afër 1800, në nivelet e para pandemisë. Për tre muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2900 aplikimeve, pothuajse trefishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Franca mbetet shteti kryesor që pret kërkesat më të larta për azil nga shtetasit shqiptarë, për shkak të lehtësive më të mëdha sociale që ofron për ta. Rreth 50% e aplikimeve në total shkojnë në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%.

Të dhënat e pjesshme edhe për prillin e majin e këtij viti tregojnë se ka vijuar tendenca rritëse e aplikimeve në Francë, duke arritur në 480 të tilla në maj 2022, niveli më i lartë nga shtatori 2021.

Eurostat nuk raporton më statistikat nga Mbretëria e Bashkuar, që prej vitit 2020, por përpara kësaj periudhe të dhënat tregonin se dhe ky shtet ishte i preferuar nga azilantët, me rreth 200-300 aplikime në muaj.

Aplikimet në Europë

Sipas Eurostat, në mars 2022, 73 850 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 115% më shumë krahasuar me marsin 2021 (34 310) dhe 35% më shumë krahasuar me shkurt 2022 (54 565) .

Rritja nga shkurti në mars 2022 mund t’i atribuohet kryesisht aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 875 në mars; +443%) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, numri më i madh i ukrainasve që përfitonin mbrojtje të përkohshme në BE u regjistrua në Poloni (1 142 375 ukrainas me mbrojtje të përkohshme në fund të majit 2022).

Në mars 2022, ukrainasit ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (12 875 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 770), sirianët (7 320), venezuelasit (4 705) dhe kolumbianët (3 565).

Me 14 135 aplikantë për herë të parë të regjistruar në mars 2022, Gjermania përbënte 19% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Gjermania u pasua nga Spanja (11 130, 15%), Franca (10 240, 14%), Italia (6 035, 8%), Austria (4 295, 6%) dhe Rumania (4 270, 6%). . Këto gjashtë shtete anëtare së bashku përbënin mbi dy të tretat (68%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE/ Monitor

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses

29 Dhjetor, 2025 11:03 am
Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
Aktualitet

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

29 Dhjetor, 2025 10:01 am
16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi
Bota

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

29 Dhjetor, 2025 9:19 am
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën
Bota

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

29 Dhjetor, 2025 9:18 am
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara
Bota

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara

29 Dhjetor, 2025 8:43 am
Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

28 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Para
Babai i 26-vjeçarit të vrarë: Djali me vajzën që u bë “mollë sherri” u njoh…

Babai i 26-vjeçarit të vrarë: Djali me vajzën që u bë “mollë sherri” u njoh...

Kryeministrja finlandeze pritet nga Rama me tapet të kuq në Tiranë

Kryeministrja finlandeze pritet nga Rama me tapet të kuq në Tiranë

“Ty 7 plumba e babait 1 plumb”, si u kërcënua 26-vjeçari që e hodhën në rezervuar

“Ty 7 plumba e babait 1 plumb”, si u kërcënua 26-vjeçari që e hodhën në rezervuar

TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses
29 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhje....

Lexo më shumë

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
29 Dhjetor, 2025

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë kaluar mbi 92...

Lexo më shumë

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi
29 Dhjetor, 2025

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh...

Lexo më shumë

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën
29 Dhjetor, 2025

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com