Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do t’i jepet kaq shpejt Ukrainës statusi i kandidates në BE?

2022/06/16 at 8:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do t’i jepet kaq shpejt Ukrainës statusi i kandidates në BE?

Gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt tani. Në Bruksel llogaritet me atë që Komisioni Europian që këtë javë të japë vlerësimin e tij për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Për të sqaruar ende disa çështje në lidhje me këtë kërkesë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen udhëtoi fundjavën e shkuar në Kiev. Von der Leyen lëvdoi progresin e qeverisë, por u shpreh për nevojën e reformave të mëtejshme në drejtim të shtetit ligjor dhe luftimit të korrupsionit. Edhe nëse Komisioni Europian jep rekomandimin, vendimin për këtë e marrin krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin në fund të qershorit.


Aty kërkohet një vendim unanim. Sepse bëhet fjalë për çdo votë, prandaj Volodymyr Zelensky ka dërguar këshilltarët e tij më të afërt në kryeqytetet europiane. Nuk dua ta fsheh, tha kreu i parlamentetit ukrainas, Ruslan Stefantshuk në Parlamentin Europian në Straburg, se ndjek një qëllim. “Ne kemi nevojë për statusin e vendit kandidat. Këtë duhet ta dëgjojë populli ynë nga BE, si mesazh që përpjekja jonë të mos jetë më kot.” Stefantshuk e ka mbështetjen e eurodeputetëve.

Vendet anëtare të ndara

Por vendet anëtare kanë vlerësime të ndryshme. Në një kohë që anëtaret europiano-lindore të BE nuk duan të humbasin kohë, për disa vende të tjera ky është një zhvillim shumë i shpejtë. Emmanuel Macron kryeson skeptikët. Presidenti francez nuk e shikon si ide të mirë të negociohet në mesin e luftës. “Edhe sikur nesër t’i japim Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Macron në fjalimin e tij më 9 Maj, Ditën e Europës, çdokush e di, se procedura do të zgjasë, “në të vërtetë disa dekada”.

Prej vitesh Macron paralajmëron partnerët që të përmirësohet më parë aftësia vepruese e BE para sfidave të reja të zgjerimit të saj. Por ai shikon edhe rrezikun, se vende si Ukraina, nëse nuk lidhen me BE mund të humbasin interesin. Prandaj ai propozon një partneritet të privilegjuar, “një bashkësi politike europiane” jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Gjeorginë, Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë.

Status brenda dhe jashtë?

Ka 20 vjet që diskutohet varianti, që BE mjaft vendeve që duan të anëtarësohen t’u ofrojë një opcion tjetër në vend të anëtarësimit, një status mes jashtë dhe brenda. Por Macron do të shkojë më tej. Ai do t’u ofrojë këtyre vendeve më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, transportit, lëvizjes së lirë të njerëzve e të tjera. Macron kërkon bashkëpunëtorë për planin e tij dhe do të fitojë kohë nga debati emocional që zhvillohet për Ukrainën. Kancelari gjerman e quajti idenë e Macron “një propozim shumë interesant, në kohën e sfidave të mëdha që duhet të përballemi.”

Çfarë do të thotë kjo? Do të flasë Scholz për apo kundër statusit të vendit kandidat në udhëtimin e tij të pritshëm në Kiev? Zelensky kërkon shumë: Ai është shprehur se pret që personalisht kancelari gjerman të mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Kriteret e Kopenhagës të vitit 1993 përcaktojnë kuadrin që duhet përmbushur, që të merret biletae hyrjes në BE: një shtet funksionues ligjor me mbrojtje të pakicave, ekonomi tregu transparente, edhe vende që duan të jenë vende kandidate duhet të ofrojnë një bazë të tillë. Sipas disa vendeve europiane, Ukraina është larg këtyre kritereve. Para luftës, në publikimin e Transparency International Ukraina renditej në vendin e 122 nga 180 vende të listuara për perceptimin e korrupsionit në një vend nga qytetarët. Në publikimet e Pandora Papers të oazeve tatimore në botë gjenden shumë ukrainas, mes tyre edhe presidenti Zelensky dhe bashkëpunëtorë të tij me firmat e tyre fiktive. Në fund të vitit 2021, Gjykata Europiane e Auditimit publikoi një raport me përfundime shumë kritike për influencën e oligarkëve në vend. Sipas raportit, ndihmat e BE “janë thjesht pa efekt në luftimin e korrupsionit në nivel të lartë”.

Në kohë paqeje Ukraina nuk do të kishte shanse për marrjen kaq shpejt të statusit të vendit kandidat, por lufta i ka ndryshuar marrëdhëniet. Ky vend lufton për mbijetesën si komb, e kush nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të guxonte të dilte kundër dhënies së statusit kandidat? Përgjigja do dihet pas një jave në Bruksel./DW



Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Së bashku me tren, Macron, Draghi dhe Scholz drejt Kievit

Së bashku me tren, Macron, Draghi dhe Scholz drejt Kievit

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan

Kokaina e stampuar me ‘Gok’-un në Durrës, policia jep detaje: 2 të arrestuar

Kokaina e stampuar me ‘Gok’-un në Durrës, policia jep detaje: 2 të arrestuar
















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com