Bota

Së bashku me tren, Macron, Draghi dhe Scholz drejt Kievit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 16/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë nisur me tren drejt Ukrainës ku do të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky.

Kryeministri italian, kancelari gjermane dhe kreu i Elysee në fotot e publikuara nga mediat ndërkomëtare shfaqen së bashku me tren dhe po ndjekin rrugën e blinduar nga qyteti polak i Medyka drejt destinacionit të tyre ukrainas.

Gjatë natës, tre liderët kanë zhvilluar bisedime të gjata në lidhje me luftën në Ukrainë.

Vizita vjen një ditë përpara se Komisioni Evropian të bëjë rekomandimin mbi statusin e vendit kandidat  për Ukrainën.

Duke folur përpara udhëtimit, Presidenti Macron tha: “Ne jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, kur ajo po reziston heroikisht”.

Pas