Të tjera detaje kanë në dritë nga atentati mafioz ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë me tritol, teksa po lëvizte me makinë zonën e Saukut, pranë TEG-ut.
Gazetarja Klodiana Lala publikon në emisionin “Në Shënjestër”, në News24, dëshminë e negociatorit të borxhit, që “Peqja” nga Kuçova i kishte viktimës.
Për kthimin e borxhit po negocionte një tjetër person i njohur si Robert Gj., cili rrëfeu dy takimet me Aleksandrin, para se ai të ekzekutohej në mënyrë makabre.
Robert Gj:
“Me datë 9 qershor jam takuar me Aleksandrin jashtë një qendre tregtare. I kërkova të pinim kafe, por ai nuk pranoi. Na tha se s’kishte kohë se është në ditëlindje. I thashë që kam ardhur për problemin me Peqen dhe i kërkova zgjidhje, duke i thënë që Peqja ja kishte vonuar lekët, por kërkonte ta mbyllte si problem. I thashë që do ja dërgoja unë lekët. Aleksandri m’u përgjigj që s’do të kishin më konflikte. Të nesërmen e kam takuar bashkë me Gerin te lokali i tij në Astir. I kam dhënë 15.500 euro. Aleksandri më tha që Peqja i kishte borxh 19.500, por unë iu përgjigja se aq lekë më kishte dhënë. Aleksandri u kujtua dhe ramë dakord. U futëm në makinë dhe i thashë lekët. I kërkova t’i numëronte.”