Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelenskyy: BE-ja të tregojë se fjalët e saj nuk janë boshe

2022/06/10 at 5:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelenskyy: BE-ja të tregojë se fjalët e saj nuk janë boshe

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi me forcë Bashkimit Evropian që ta fusë vendin e tij drejt rrugës së anëtarësimit.

Në një fjalim video të mbajtur të premten në takimin e nivelit të lartë mbi Demokracinë që zhvillohet në Kopenhagë, zoti Zelenskyy tha se BE-ja duhet të veprojë shpejt për t’i ofruar Ukrainës statusin e vendit kandidat për t’iu bashkuar bllokun prej 27-vendesh.

Ai tha se situata e paqartë në të cilën është lënë Ukraina ka inkurajuar agresionin rus. Zoti Zelenskyy i kërkoi BE-së të tregojë, siç u shpreh ai, “se fjalët për popullin ukrainas, se është pjesë e familjes evropiane, nuk janë fjalë boshe”.

Zoti Zelenskyy shprehu keqardhjen që ka ende disa skeptikë, që ngrenë pikëpyetje nëse Ukraina duhet të nisë procesin për t’u bërë pjesë e BE-së.

Po sot, gjatë të njëjtit takim, zëvendës shefi i NATO-s Mircea Geoana tha se nuk sheh asnjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia, për Suedinë dhe Finlandën. Ai shtoi se është i bindur se këto dy vende do t’i bashkohen NATO-s, pavarësisht kundërshtisë së Turqisë.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në aleancë muajin e kaluar, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainës, por ato po përballen me kundërshtimin e Turqisë. Ankaraja i akuzon këto vende për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që i konsideron terroriste.

“Ne kemi besim se Suedia dhe Finlanda do të bashkohen me radhët tona“, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana. “Aleatët kanë shqetësime. Turqia ka disa shqetësime, që janë legjitime kur bëhet fjalë për terroristët“, shtoi ai.

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se dënojnë terrorizmin dhe janë të hapura për dialog.

Ndërkohë të enjten Finlanda njoftoi se kishte në plan të ndryshonte ligjin mbi kufirin, për të lejuar vendosjen e pengesave në kufirin e saj lindor me Rusinë, si një hap për të forcuar gatishmërinë kundër kërcënimeve të ndryshme./ VOA

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Vendimi i Bordit, sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli

Bordi vendos çmimet e reja, sa do të shiten vaji, orizi, mielli dhe sheqeri

5 trendet e thonjve për verën e vitit 2022

5 trendet e thonjve për verën e vitit 2022

Scholz i kërkoi Serbisë të njohë Kosovën, reagon Moska:Beogradi nuk i ka borxh BE

Scholz i kërkoi Serbisë të njohë Kosovën, reagon Moska:Beogradi nuk i ka borxh BE

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com