Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër Shqipëri-Izrael, policia merr masa: Kufizohet qarkullimi në disa akse

2022/06/09 at 3:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër Shqipëri-Izrael, policia merr masa: Kufizohet qarkullimi në disa akse

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Zef Laska, një një deklaratë për media këtë të enjte bëri të ditura masat e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Laska njoftoi se për të siguruar mbarëvajtjen, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare futbolli, do të angazhohen gjithsej 1300 punonjës policie.


Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane:

  1. Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Izraelit, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
  2. Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
  3. Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të pranohen tifozët;
  4. Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek “Kolonat” në sheshin “Italia”;
  5. Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;
  6. Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
  7. Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
  8. Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Ndër të tjera Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik theksoi spër të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 10 qershor 2022, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

“Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, një rendësi të veçantë i kemi kushtuar bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

  1. Federatën Shqiptare të Futbollit;
  2. Policinë Bashkiake;
  3. Shërbimin Zjarrfikës;
  4. Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë
  5. Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Po kështu kemi vendosur kontaktet dhe po bashkëpunojnë edhe me personelin e sherbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Izraelit, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Masa të veçanta janë parashikuar dhe do të zbatohen për kontrollin e tifozëve para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, si edhe përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike.

Më këtë rast dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë qytetarëve se, në bazë të Kodit Penal të vendit tonë, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Gjithashtu, në bazë të Kodit Penal, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj”- tha Laska./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Para
Nga Basha te Meta, Kim pret ministrat e Jashtëm të Shqipërisë prej vitit 1991

Nga Basha te Meta, Kim pret ministrat e Jashtëm të Shqipërisë prej vitit 1991

Zjarr në pallat/ Nënë e bir hidhen nga dritarja, humb jetën 62-vjeçarja në Tiranë

Banesa u godit nga rrufeja dhe u përfshi në flakë, vdes burri në Malësi të Madhe

Video/ Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë

Moti i keq/Rrufeja godet banesën në Sarandë, krijohet shkëndijë elektrike dhe...
















TE FUNDIT

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër republikanin Thomas Massie, pasi ky i fundit deklaroi se sulmet amerikane ndaj Iranit...

Lexo më shumë

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
22 Qershor, 2025

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit të shmangë çdo veprim që mund të...

Lexo më shumë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com