Aktualitet

Nga Basha te Meta, Kim pret ministrat e Jashtëm të Shqipërisë prej vitit 1991



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 09/06/22 |
Opi Nion

Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim organizoi një darkë ku mblodhi të gjithë politikanët të cilët kanë shërbyer si ministra të Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991.

Sikurse shfaqet në videon e postuar në faqen zyrtare të “Facebook-ut” të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Kim priti në “Shtëpinë Ryerson” ish-kreun e PD, Lulzim Basha, Edmond Panaritin, Ditmir Bushatin, Aldo Bumçin, Arta Daden, Arjan Starovën, Kastrot Islamin,  si dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.

Ambasadorja amerikane shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë.

“Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.. Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre. Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind! Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t’i bashkoheshin mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj”-thuhet në postimin e  Ambasadës së SHBA./Opinion.al

 

Pas