Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haga synon që gjykimi i krerëve të UÇK-së të jetë më i gjatë se i Millosheviçit

2022/06/01 at 12:09 AM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hagë/Avokati i Thaçit ngre ankesa dhe kërkon informacione për dëshmitarët

Një nga pyetjet më të mëdha, përgjigjen e së cilës opinioni në Kosovë dëshiron ta dijë, është ajo se sa do të zgjasë gjykimi ndaj krerëve të UCK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë tash e një vit e gjysmë.

Dokumentari “Devijimi Special”, i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, sjell krahasimin mes orëve të përdorura në rastin e të akuzuarve serbë dhe kroatë në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës dhe kërkesën e Prokurorisë Speciale për kohën që thotë se i nevojitet për ta paraqitur rastin e saj ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria Speciale po tenton që politikanët kosovarë t’i vërë para një gjyqi shumëfish më të gjatë sesa të ish bashkëpunëtorëve të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, duke kërkuar që të përdorë më shumë se 6-fishin e kohës së përdorur në rastet e të akuzuarve serbë për krimet e kryera në tri luftërat e Ballkanit – në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

Prokurori Jack Smith ka kërkuar 1 mijë e 863 orë që ta paraqesë çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo nënkupton që procesi gjyqësor të zgjasë afërsisht 10 vjet.

Në rastin e Sllobodan Millosheviq, Prokuroria përdori gjithsej 360 orë për të paraqitur provat e saj, që përfshinte edhe pyetjet e bëra nga mbrojtja.

Për gjykimin e Nikolla Shainoviq, në Tribunalin e Hagës, Prokuroria kishte shpenzuar 166 orë, ose rreth 10 muaj kohë.

Për gjykimin e kroatit Jadranko Prliq, Prokuroria kishte shpenzuar 296 orë, ose 1 vit e 10 muaj kohë.

Avokati Artan Qerkini thotë se kjo kërkesë e Prokurorisë që të ketë kaq shumë kohë për paraqitjen e rastit të saj, tregon se atyre ju mungojnë faktet dhe provat.

 Gazetari Mero Baze, ndërkaq, shprehet se përshtypja e parë është se Prokuroria Speciale është gjendur përpara një kurthi profesional në këtë histori.

“Duke qenë se ngritja e Gjykatës Speciale u bë nën presion politik të madh ndërkombëtar dhe u fry, u mbars ideja që ka shumë fakte, shumë prova për ta, dhe kur Prokuroria ka parë dosjet, ka konstatuar që nuk ka prova. Dosjet e tyre janë të mbushura me google search… Prokuroria, për mendimin tim, gjendet përpara një vështirësie reale për të gjetur fakte kundër tyre sesa i duhet kohë për t’i shqyrtuar faktet”, thotë Baze.

Analisti Ismail Tasholli, ndërkaq, shprehet se tëkërkohet një gjykim kaq i gjatë është absurde, thua se Kosova ishte agresori më i madh në Ballkan, krahasuar me Serbinë që ishte shkaktarja e tri luftërave dhe qindra e mijëra viktimave.

“Kjo pos tjerash, është edhe tendencë e devijimit të historisë”, thotë ai. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës
Bota

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës

28 Qershor, 2025 5:28 pm
Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni
Life Style

Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni

28 Qershor, 2025 5:18 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Irani: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA
Bota

Irani: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA

28 Qershor, 2025 5:14 pm
“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
Turizmi, punët që mbarojnë me verën
Aktualitet

Turizmi, punët që mbarojnë me verën

28 Qershor, 2025 4:14 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Lufta në Gaza/ Zbulohet plani me 5 pika për Izraelin dhe palestinezët

28 Qershor, 2025 4:04 pm
Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?
Life Style

Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

28 Qershor, 2025 4:00 pm
Para
Parashikimi i motit, 11 tetor 2021

Horoskopi për sot, 1 Qershor 2022

Shqipëria merr drejtimin e KS në OKB/Rama:Jemi të privilegjuar,do drejtojmë me…

Shqipëria merr drejtimin e KS në OKB/Rama:Jemi të privilegjuar,do drejtojmë me...

Trupi i ish-Presidentit Nishani mbërrin në Shqipëri, pritet me nderime në Morinë

Trupi i ish-Presidentit Nishani mbërrin në Shqipëri, pritet me nderime në Morinë

TE FUNDIT

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
28 Qershor, 2025

Shqipëria i është bashkuar SHBA, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit për t’u shndërruar në një...

Lexo më shumë

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës
28 Qershor, 2025

Siç shkruan The Times, e cila ka publikuar edhe një raport, Izraeli ka pasur agjentë të infiltruar në territorin iranian që...

Lexo më shumë

Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni

Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni
28 Qershor, 2025

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin. Megjithatë...

Lexo më shumë

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
28 Qershor, 2025

Lauren Sanchez ndau emocionet e saj përpara dasmës me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, në një intervistë të dhënë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com