Aktualitet

Trupi i ish-Presidentit Nishani mbërrin në Shqipëri, pritet me nderime në Morinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:41 - 01/06/22 |
Opi Nion

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në atdhe. Në orët e mbrëmjes makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë. Forcat policore kosovare të kufirit në Morinë, në një ceremoni të improvizuar, nderuan ish-Presidentin.

Arkëmorti i ish-Presidentit Nishani do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës.

Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 të enjten. Trupi i ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanë e më pas në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani.

Pas