Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëshorti avokat pagoi për ta vrarë, çfarë tregonte gruaja e Alban Bengasit

2022/05/24 at 10:36 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëshorti avokat pagoi për ta vrarë, çfarë tregonte gruaja e Alban Bengasit

Një ndër emrat më të përfolur të momentit, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij, ka hedhur dritë mbi një ngjarje të denjë për skenarë filmash, të trajtuar në emisionin “Stop”.


Në 3 Nëntor 2020, Blerta Bengasi tregoi para kameras, se ish-bashkëshorti, avokati Alban Bengasi, e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të takonte fëmijët.

Blerta kishte urdhër mbrojtjeje, por ndihej tërësisht e pambrojtur përballë ish-bashkëshortit, që kishte vënë në lëvizje të gjitha levat e shtetit dhe botës së krimit, për t’i bërë keq nënës së fëmijëve të tij.

“Jam Blerta Bengasi nënë e dy djemve, njëri 18 dhe tjetri 7 vjeç. Pas 19 vitesh martesë unë dhe bashkëshorti im, Alban Bengasi, me profesion avokat vendosëm që të divorcoheshim pasi kjo martesë nuk funksiononte më. Në Mars 2020 unë dhe bashkëshorti Alban Bengasi u divorcuam me vendim gjykate. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi që dy djemtë të rrinë me të atin. Asnjëherë nuk i kam takuar fëmijët. Ish-bashkëshorti me profesion është avokat. Është i njohur. E shfrytëzon postin që ka dhe njohjet e tij.  Dhuna ishte shkaku i divorcit. Pas divorcit, prapë dhunë.

Këtu më ndodhi dhe dhuna që u ushtrua mbi mua. Persona të paidentifikuar, nuk arrita t’i shikoja dot fytyrën. Si për çudi vetëm ajo ditë kamerat në atë zonë nuk funksiononin. Kanë qenë të fikura. Në datë 24.9.2020 mua më dogjën makinën. Sot do takoja fëmijët pas përfundimit të shkollës. Kur vij në shkollë ndodh e papritura. Ish-bashkëshorti im ishte i shoqëruar me 7 persona. Nuk i njoh. Ishin brenda territorit të shkollës. Djalin nuk e takova, por u morëm me 7 horrat që kishte sjellë ish-bashkëshorti, dhe ai vetë kundra ligjit”, ka rrëfyer ajo më 3 Nëntor 2020.

Për këtë ngjarje të fundit, e dhunuara shprehej se edhe përmbaruesi ishte kërcënuar.

Përmbaruesi Klodian Petri: Më kanë kërcënuar “ do të mbushim barkun me plumba”, dhe më kanë pështyrë. Ka kamera, dua të bëj një denoncim!

Polici: Ok, dakord!

Përmbaruesi Klodian Petri: Atëherë, unë Klodian Petri, përmbarues gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë u paraqita sot në ambientet e shkollës, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit. Pasi kontaktuam me palën kreditore, pala debitore Alban Bengasi është i shoqëruar me 4-5 veta, njëri prej të cilëve më është ofruar dhe më ka kërkuar, të largohem duke më kërcënuar me jetë! Më pas më janë afruar dhe ofenduar, duke dhe më pështyrë. E gjitha kjo ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Bengasi kishte ofruar para për dëmtimin fizik të gruas e më pas i kishte ofruar atij 120 mijë Euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej, duke pretenduar për tradhti nga ana e saj.

Dumani ka treguar, se ai nuk e kishte marrë përsipër këtë punë, pasi nuk rrihte gra, duke ia kaluar atë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.

“Festimi donte patjetër që ti thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Goditja ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eliminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë”, thuhej në dëshminë e Nuredin Dumanit./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Horoskopi, 2 korrik 2019

Horoskopi, 25 maj 2022

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Parashikimi i motit, 25 maj 2022

Video/ Tifozët përplasen me policinë në Tiranë, kush ua drejtoi armën ultrasve

Video/ Tifozët përplasen me policinë në Tiranë, kush ua drejtoi armën ultrasve
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com