Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Gjatë fjalës së tij për dështimin e raundit të parë, Rama tha se ata skano me kë negociojnë pasi s’dinë kë kanë në anën tjetër.
Sipas kryeministrit, ata janë përballë me lloj-lloj copash e çikash.
“T’ja kalojmë këtë të drejtë kujt? Kujt ezaktësisht? Se ne nuk po dimë më as kë kemi në anën tjetër. Jemi përballë lloj-lloj copash dhe çikash. Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë në drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë”,-tha Rama./Opinion.al