Në konferencën e mbajtur ditën e sotme kryeministri, Edi Rama është shprehur se njësia e ngritur anti-korrupsion me denoncimet nga qytetarët, do të bëjë që shumë shpejt të ketë denoncime në SPAK për kryebashkiakë të PS.
Rama tha se ata kanë turpëruar PS dhe se duhet ti kishte kapur më përpara drejtësia.
“I them Arben Krajës çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi do nga unë? Pse duhet të vijnë kallëzime nga partitë politike? Aq më tepër nga një parti politike në pushtet.
Kallëzimet shkojnë nga Njësia Antikorrupsion dhe do shkojnë të tjera dhe shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga Njësia Antikorrupsion dhe do ta shikoni, do të keni kallëzime atje në SPAK për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste që kanë turpëruar PS dhe që duhet t’i kishte kapur në përpara drejtësia.
Por ne bëjmë punën tonë, Njësia Antikorrupsion bën punën e vetë, Njësia Antikorrupsion nuk bën punën e SPAK. Po pse duhet të bëj unë kallëzim? Nuk na shkon, nuk ka sens”, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama.”tha Rama.