Kryesore

“E gjithë Shqipëria mezi pret ta shoh para SPAK”,Rama sqaron deklaratën për Metën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 11/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për deklaratën e tij në Asamblenë e PS për presidentin Ilir Meta, ku ishte shprehur se “e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK”.

Kryeministri tha se kjo deklaratë është për popullin shqiptar, që të kuptohet pozicioni i tij në raport me hetimin e çështjeve që “në Shqipëri e tërë do të hetohen”.

Pyetje: Kur e kuptuat që Presidenti Meta duhet të dalë para drejtësisë kur qeverisnit bashkë apo pasi e votuat për president?

“E kam dëgjuar dhe këtë teori. Unë nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush. Kam kërkuar të hetohen personat që një Shqipëri e tërë kërkon të hetohen për të mësuar të vërtetën. Pjesa më e madhe mendon dhe që duhet të dënohen e këtë mund ta konstatoni lehtësisht. Unë nuk e them këtë, nuk është puna ime, s’jam as prokuror as gjykatës. Këto që kam thënë ne këto dy tre dalje janë për popullin shqiptar ta di ku qëndroj unë se erdhi një moment që realisht po e ndieja e konstatoja nga gjithë komunikimet me njerëzit e adresimet ne rrjetet e mia sociale që po konturohesha si kolaboracionist. Unë nuk jam kolaboracionist i askujt e me askënd. Unë jam përfaqësues besnik i atyre shqiptarëve që më kanë dhënë votën”-tha Rama.

Pas