Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për rritjen në mënyrë alarmante të çmimeve të ushqimeve dhe transportit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thekson se në prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 përqind në Shqipëri.
Më tej ai thotë se bordet që i cilëson shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve, ndërsa thekson se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra.
“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Në prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 përqind në Shqipëri! Bordet apo shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe përligjien e saj. Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime. Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke për rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe oligarkëve, te cilat te blera nga oligarkët vetëm përligjin rritjen e papërmbajtur te çmimeve”, shkruan Berisha.