Koreja e Veriut ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Moskën, raporton agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.
Në letrën e tij të dërguar më 9 maj, Kim “shtri solidaritet të vendosur për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu “shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme”.
Koreja e Veriut kohët e fundit ka theksuar lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, shkruan BBC./Opinion.al