Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmoi SPAK/Këlliçi: Rama në panik, ka hetime ndërkombëtare rreth personit të tij

2022/05/07 at 3:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmoi SPAK/Këlliçi: Rama në panik, ka hetime ndërkombëtare rreth personit të tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për shtyp ka reaguar pas sulmit te kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK në Asamblenë e PS.

Nga selia blu, deputeti Këlliçi u shpreh se Ramën e ka kapur paniku dhe se ky i fundit nuk e ka hallin e drejtësisë, por hallin e tij personal dhe karriges së tij, të cilin po e mban me presion.

Ndër të tjera, Këlliçi tha se ka informacione të besueshme rreth disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.

“Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të sulmojë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kupton shumë qartë hallin e tij dhe të grupit të struktuar kriminal të qeverisë më të korruptuar në Europë, të cilin e drejton prej 9 vitesh.

Klithmat e Edi Ramës “më shpëtoni nga Sali Berisha”, tregojnë as më pak e as më shumë panikun që e ka kapur si dhe gjendjen e tij të pa shpresë.

Sulmi i përsëritur dhe akoma më i ashpër sesa në Kongres i Edi Ramës kundër SPAK-ut ka të bëjë vetëm me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë, kjo edhe në bazë të informacioneve të besueshme në lidhje me disa hetime ndërkombëtare rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij.

Presioni konstant ndaj institucioneve të drejtësisë, kudo në botë konsiderohet vepër e rëndë penale dhe shantazh.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë vetëm maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve. Edi Rama e di mirë se në këtë megaaferë, rradha e zyrtarëve të përfshirë është shumë e gjatë, duke vazhduar kryesisht me: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe deri tek vetë Edi Rama.

Kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Europë, e di shumë mirë se koncesionet në shëndetësi janë afera skandaloze që kanë përkeqësuar sistemin shëndetësor shqiptar, që pandemia u keqmenaxhua, fondet e shëndetësisë u abuzuan me tendera sekretë e prokurime abuzive. Të gjithë shqiptarët e dinë se pas këtyre aferave qëndron Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama.

Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Ai Kryeminister që kyç gojën kur trafikantët ndërkombëtarë të drogës, përmendin si favorizues te trafikut një ministër të Brendshem dhe te Drejtesise te kabinetit të tij, dhe sulmon SPAK-un, kur të gjithë presin arrestime brenda kabinetit të tij, do të thotë se Edi Rama nuk ka hallin e drejtësisë.

Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar.

I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit!

Turp dhe shkelje e ligjit do të jetë, kur anëtarët e kësaj qeverie, bashkë me Edi Ramën, të mos ndëshkohen për korrupsionin e tyre të frikshëm dhe demin kolosal qe i kane shkaktuar Shqiperise dhe te ardhmes se vendit tonë,-tha Këlliçi në deklaratën e tij./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
Aktualitet

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

13 Maj, 2025 1:03 pm
Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
Aktualitet

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

13 Maj, 2025 1:00 pm
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Para
Video/Vdekja e 2 turistëve polakë, momenti kur motori përplaset nga makina

Video/Vdekja e 2 turistëve polakë, momenti kur motori përplaset nga makina

Inceneratorët/ Tabaku shkon në SPAK, takon Arben Krajën

Deklaratat e Ramës për SPAK, Tabaku: Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve

Një rrugë në Nju Jork me emrin “Skënderbeu”, Veliaj takon kryebashkiakun

Një rrugë në Nju Jork me emrin “Skënderbeu”, Veliaj takon kryebashkiakun

TE FUNDIT

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
13 Maj, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë protestë në ditën kur pritet të zhvillohet Samiti i...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
13 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan...

Lexo më shumë

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
13 Maj, 2025

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi ka publikuar sot masat e marra nga Policia e Shtetit,...

Lexo më shumë

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
13 Maj, 2025

Disa vëzhgues përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njëri tjetrin gjatë procesit të numërimit të votave në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com