Është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje drejtori i komanduar në IEVP Reç, në Shkodër, Ervis Zika.
Sipas Klan News, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg“ dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Mësohet se Zika akuzohet për vjedhje duke shpërdorur detyrën, e konkretisht për vjedhje karburanti duke firmosur dokumente fiktive.
Në lidhje me abuzimin me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.
Ervis Zika dyshohet të ketë futur edhe sende të kundërligjshme në burgun e Reçit.