Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rënia e Euros nuk ndalet, kursi me Lekun i afrohet minimumit historik

2022/04/22 at 9:22 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënia e Euros nuk ndalet, kursi me Lekun i afrohet minimumit historik

Euro vazhdoi rënien në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte, duke iu afruar nivelit minimal historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 120.2 Lekë. Kjo vlerë është shumë afër nivelit prej 120.18 lekësh, që përfaqëson edhe vlerën më të ulët historike të kursit Euro-Lek dhe që ishte shënuar në dhjetor të vitit 2007.

Forcimi i Lekut ndaj Euros në këto përmasa gjatë javëve të fundit ka surprizuar disi edhe agjentët e tregut të këmbimit valutor. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, që forcoi edhe më shumë presionet e qarta inflacioniste të vitit të kaluar, pritshmëritë ishin kryesisht në kahun e një dobësimi të lekut ndaj Euros, për shkak të rritjes së deficitit të jashtëm. Por, një nënçmim i mirëfilltë i monedhës kombëtare u shënua vetën në fillim të muajit mars, i shkaktuar nga një kërkesë e përqendruar e OSHE për blerje valute dhe më tej, nga një fazë paniku që përfshiu tregun valutor. Ky moment i shkurtër u tejkalua pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që shiti Euro në treg për të stabilizuar kursin. Prej atij momenti, kursi i Euros ka ndjekur një tendencë të ngadaltë në rënie, por që në dy javët e fundit është shpejtuar më tej.

Duke pranuar se në këtë situatë një mbiçmim i tillë i Lekut është deri diku paradoksal, agjentët e këmbimit valutor ngrenë disa hipoteza mbi shkaqet. Banka e Shqipërisë ndikoi fillimisht në këtë tendencë, duke shitur Euro në muajin Mars dhe duke anulluar edhe ankandet për blerjen e valutës të planifikuara për muajt mars dhe prill. Kjo ka sjellë një rritje të ofertës së Euros në treg. Gjithashtu, prej fillimit të muajit mars OSHE nuk ka realizuar më blerje të euros për të importuar energji, por pritet të kthehet në treg për blerje së shpejti.

Rritja e normës bazë të interesit muajin e kaluar është gjithashtu në teori një element që shkon në favor të mbiçmimit të Lekut, megjithëse ekspertët shprehen disi skeptikë lidhur me peshën reale e këtij faktori në tregun valutor shqiptar.

Sipas agjentëve të tregut, kërkesë-oferta nga klientët gjatë javëve të fundit nuk ka pasur luhatje shumë të mëdha, ndaj shpejtimi i rënies së Euros gjatë këtyre ditëve mund të shpjegohet kryesisht me operacione të përqendruara dhe shitje në vlera të mëdha nga aktorë të rëndësishëm të tregut. Zakonisht, të tillë janë banka të mëdha të sistemit, që kryejnë operacione të këmbimit për të rregulluar pozicionet e tyre ose për llogari të klientëve që duan të tregtojnë vlera të larta. Nënçmimi në nivele rekord i Euros duhet të jetë i lidhur me operacione të shitjes së euros në vlera të mëdha, por është e vështirë të identifikohet burimi i ofertës.

Megjithëse ecuria e kursit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u parashikuar, agjentët mendojnë se do të jetë e vështirë që rënia e Euros të vazhdojë edhe poshtë nivelit të 120 lekëve. Sipas tyre, ulja e kursit në nivelet aktuale gradualisht mund të sjellë rritje të kërkesës për Euro, pikërisht për shkak të çmimit të leverdisshëm. Ata aktorë që kanë shpenzime në Euro, të lidhura me importin, biznesin, blerjen e pronave, pagesën e kredive, etj mund të nxiten të blejnë për shkak të kursit të favorshëm, duke ndikuar në një korrektim në rritje të kursit të këmbimit Euro-Lek./Monitor

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Para
“Moska rrezikon varfërinë si…”,Zelensky:Rusët refuzojnë armëpushimin për Pashkë

“Moska rrezikon varfërinë si...”,Zelensky:Rusët refuzojnë armëpushimin për Pashkë

Video/ Me drone e kamera, 10 grupe FNSH në Krujë, çfarë zbuluan

Video/ Me drone e kamera, 10 grupe FNSH në Krujë, çfarë zbuluan

Rithemelimi vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve, ja në kë qytet votohet sot

Rithemelimi vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve, ja në kë qytet votohet sot

TE FUNDIT

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com