Gjatë ditës së sotme vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit ku në zonat veriore dhe zona të izoluara në qendër do të ketë shira të dobët dhe lokalë.
Orët e pasdites sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke risjellë intervalet me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzimi mbi 3 ballë.