Trupi i një gruaje u gjet i pajetë ditën e sotme në liqenin e Kastriotit në Dibër.
Mësohet se pas disa orësh është bërë i mundur edhe identifikimi i trupit të pajetë të viktimës.
Sipas “Klan News”, kufoma i përket një 27-vjeçareje, e cila është identifikuar si Shpëtime Shehu.
Paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni. Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të vdekjes së saj./Opinion.al