Avokati Sokol Hazizaj tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se Alqi Bllako ka shprehur dëshirën të përballet me organet e drejtësisë, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Bllako bënte përgjegjës persona të tjerë mbi të, Hazizaj tha se në pozicionin që kishte, ai nuk mundej të identifikonte përgjegjës të tjerë.
Pjesë nga intervista
Fevziu: A ka shprehur interesin të jetë dëshmitar i mbrojtur apo i penduar?
Hazizaj: I mbrojturi prej meje ka shprehur një dëshirë, të përballet me organet e drejtësisë për të marr pafajësinë.
Fevziu: A sheh ai përgjegjës mbi të? A mendon Alqi Bllako që superior të tij kanë qenë të involvuar në këtë çështje?
Hazizaj: Që nga akuza e vendosur nga organi procedurial i hetimit deri tek gjykata, nuk përputhet me rolin që ka ushtruar Alqi Bllako në detyrë. Në këto kushte Alqi Bllako nuk ka patur mundësi, nuk ka mundësi dhe nuk do ketë mundësi të identifikojë përgjegjës të tjerë për këtë çështje. Do flasë për rolin që ka luajtur ai./Opinion.al