Është pezulluar pezullohet i mjeteve të vogla lundrues dhe mjeteve të peshkimit në Durrës për shkak të erërave të forta.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Njoftohen të gjithë pasagjeret që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.
“Kontaktoni agjencitë për rimburisimet apo zhvendosjen e udhëtimeve ne data te tjera.” njofton Drejtoria Detare.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë . Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.